Futboll Seria A Sport

“BËRA MJAFT MIRË…”/ Kori kundër Milanit fillon, Calhanoglu nuk mund të rezistojë (VIDEO)

Ka një lojtar që më shumë se të tjerët ka ndikuar në raundin e parë të Serisë A 2021-2022.

Ai quhet Hakan Calhanoglu. Mesfushori turk iu bashkua Interit verën e kaluar, duke mos rinovuar kontratën me Milanin dhe pas disa problemeve fillestare u bë një njeri thelbësor në mekanizmat e skuadrës së Simone Inzaghit.

Numri 20 i Nerazzurrëve ka fituar një vend si titullar në mesfushën e konsoliduar të kampionëve italianë me paraqitje të nivelit më të lartë, si në aspektin cilësor ashtu edhe në sasi: klasi i vitit 1994 ka qenë në harmoni me Brozovic dhe Barella në një mënyrë perfekte. Aq sa në disa situata nuk duket si një futbollist i sapo ardhur.

Zakonisht, bashkimi me skuadrat që kanë një sistem solid dhe të mirë-akorduar nuk është i lehtë, por është edhe më i ndërlikuar nëse i shtoni një lojtar të ri plus një nga njerëzit që duhet të jenë “truri në fushë” në atë makinë perfekte.

Calhanoglu u përfshi në të gjithë renditjen e më të mirëve të turneut pas gjysmës se kampionatit, por mjafton të marrësh shifrat për të kuptuar se për çfarë po flasim: 21 paraqitje për gjithsej 1405 minuta të luajtura me 6 gola dhe 8 asistime në bilanc.

Hakan ka qenë në garë që nga fillimi i nëntorit dhe është kthyer në një lojtar të domosdoshëm për Interin: goli në derbi dhe paraqitjet e mëvonshme kanë bërë që Inzaghi të mos heqë dorë kurrë prej tij, i cili është shprehur në mënyrë të shkëlqyer si në ndërtim ashtu edhe afër zonës së kundërshtarit.

Në një intervistë të gjatë për transmetuesin turk S Sport, lojtari i lindur në Mannheim të Gjermanisë, ka folur për ardhjen e tij në Inter dhe cilësinë e skuadrës së Nerazzurrëve: “Më pritën shumë mirë te Inter. Jam mësuar me Italinë. Tani unë di edhe italisht.

Ekipi është i cilësisë më të lartë. Mendoj se kemi një skuadër më të mirë se Milani.Duhet të falënderoj Simone Inzaghi, ai më donte shumë. Te Inter po luaj një rol ndryshe nga numri 10. Këtu Barella, Brozovic dhe unë alternojmë në pozitat 6 dhe 8”.

Fjalë që nuk do të lënë indiferentë tifozët e Milanit dhe të gjithë mjedisin kuqezi, por nuk është hera e parë që Calhanoglu niset në krahasime mes dy klubeve.

Mesfushori sulmues turk nënvizoi se si ka pasur vështirësi në fillim, por tani është shumë rehat: “Unë kam luftuar për t’u përshtatur me rolin e ri. Duhet të dini se çfarë të bëni dhe kur. Mund të them se kam gjetur pozicionin tim. Hherën e fundit ky pozicion ishte në kombëtare. Më shkon shumë, sepse më pëlqen të marr topin nga pas dhe të luaj”.

Interi e mbylli raundin e parë të kampionatit 2021-2022 në epërsi me 4 pikë epërsi ndaj Milanit dhe pas fitores në shtëpi me Torinon në San Siro, tifozët Nerazzurrë u lanë të shkojnë në korin e zakonshëm drejt kushërinjve të tyre (‘Kush nuk kërcen eshte kuqezi”) dhe nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit në stadiumin milanez dhe jo vetëm, pasi Calhanoglu mori pjesë pa asnjë lloj kufizimi.

Tifozët e Djallit nuk e kishin tretur mënyrën se si Hakan përshëndeti skuadrën e tyre në verë pas katër vitesh dhe qëndrimin e tij pas golit në derbi, kompletuar me brohoritje polemike ndaj ish-tifozëve të tij, por këto situata të fundit nuk do të ndihmojnë klimen në funksion të derbit të ardhshem.

VIDEO

Related posts

FRIKA PËR JUVENTUS DHE RONALDON NË CHAMPIONS/ Rummenigge: CR7 vazhdon të më befasojë çdo vit…

Delo.autor

Nga italianët te 3 përforcime, lind Milan-i i Gattuso-s

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Spezia-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment