Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Juventus dhe Inter dridhen para shortit, statistikat thonë se do kenë përballje të frikshme

Kuadri i 16 skuadrave të kualifikuara në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve plotësohet me ndeshjen Atalanta-Vijareal, ku një nga këto dy skuadra do të vendoset në vazon e dytë të shortit që hidhet ditën e hënë. Italianët kanë filluar të bëjnë që tani llogaritë dhe duket se fati vështirë se do të jetë në anën e tyre.

Fati i skuadrave italiane lidhet me atë të Atalantës, pasi përqindja e mundësisë ndryshon në varësi të kundërshtarëve në vazo meqë evitohen skuadrat nga i njëjti vend. Nëse Atalanta kualifikohet, atëherë skuadra më e mundshme me të cilën do të përballet është Atletiko Madrid (22,23%) dhe pastaj PSG (22,04%). Nëse kualifikohet Vijareal, mundësitë më të mëdha janë të takohen pikërisht spanjollët, të cilët do të kenë të njëjtat shanse sa Atletiko Madrid (18,71%), të ndjekur nga PSG (17,81%).

Rreziku më i madh i Interit ndërkohë vjen nga Anglia. Me Atalantën në lojë, mundësia më e madhe për përballje është ajo me Mançester Junajtid dhe CR7 (19,2%), ndjekur nga Liverpul (18,64%) dhe Mançester Siti (18,5%). Të njëjtat skuadra janë ato që kanë më shumë përqindje mundësie edhe me Atalantën jashtë Ligës së Kampioneve.

Atalanta, nëse kualifikohet, ka më shumë mundësi që të përballet me Liverpulin (19,34%) dhe Mançester Sitin (19,33%), ndërsa në vend të tretë është Reali (16,89%).

Related posts

Argjentina e feston eliminimin e Lionel Messit nga Liga e Kampionëve

Sadik.Autor

VENEZIA-INTER/ E pabesueshme, Calhanoglu ndëshkon për “Zikaltërit” me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

E kërkon Real Madrid, ja kur vendos Wenger

Sadik.Autor

Leave a Comment