Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ 7 mrekullitë e Interit, ja pse nuk duhet ta ketë frikë Liverpool…

Një Inter përtej limiteve. E tillë duhet të jetë skuadra që do të përballet me Liverpulin në fazën e 1/8-ave të Champions League, në një sfidë ku pavarësisht se nisen inferiorë, zikaltërve nuk u mungon asgjë për të thënë fjalën e tyre. Simone Inzagi ka arritur të realizojë 7 mrekulli në Serinë A dhe tashmë e di se me një prezantim si në kampionat duhet të synojë atë më të madhen, mrekullinë e tetë këtë herë në Europë. E nëse zikaltrit do të dinë të imponohen, barriera “Liverpul” mund të fillojë të ulet.

Distanca është e ndjeshme, mund të matet edhe me njësinë që në fushë vlen pak, paratë. Organika e Interit vlen 526 milionë euro, ndërsa ajo e Liverpulit 866 milionë të tilla. Por fatmirësisht për zikaltrit ka të tjerë numra që vlejnë. Nëse golave, asisteve e kilometrave të përshkuara, do u shtoheshin goditjet drejt portës, golashënuesit e shumtë, loja në ajër dhe krosimet e shfrytëzuara, arsyet pse Interi duhet të përballet pa frikë me Liverpulin shtohen.

SULM I FRIKSHËM – Në këtë pikë Interi është përmirësuar nga viti i kaluar. Konte ka ndërtuar një kullë aty ku më parë ishte shkretëtirë, ndërkohë që Inzagi është ai që këtë repart e ka zbukuruar ashtu si një dizajnues i brendshëm duke ndërtuar një skuadër fituese, tek e cila dallohet me sy mbyllur mentaliteti ofensiv. Me këtë qasje ka realizuar parakalimin për të marrë vendin e parë dhe nëse edhe në Europë arrin ta bëjë këtë, rezultatet mund të vijnë.

Në Serinë A asnjë nuk shënon më shumë se skuadra e Inzagit; 43 gola me një mesatare 2.5 gola për ndeshje. Por ajo që godet është një tjetër e dhënë që dëshmon jo vetëm produktivitetin, por edhe rrezikshmërinë: të parët për goditjet drejt portës me 117 në 17 javë, me shumë diferencë nga Napoli që mban vendin e dytë me 89 goditje.

DOMINIM I AJRIT –Interi e ka ngritur bariqendrën, luan me topin në këmbë me dy regjisorë që me raste bëhen edhe tre sepse Barela nuk ia mohon ndihmën Barelës e Brozoviçit. Por Inzagi ka dhe një armë tjetër që askush nuk e disponon. Kundër Kaljarit ka qenë goli i 11 me kokë, praktikisht 1 në 4 rrjeta zikaltrit e realizojnë nga ajri.

Të shumtë janë ata që kërcejnë në zonë dhe krahasuar me vitin e kaluar Inzagi ka fituar edhe dy ekzekutues nga goditjet standarde, Çalhanoglunë dhe Dimarkon. Formacioni i Inzagit është edhe ai që kroson më shumë, falë edhe Shkriniarit e Bastonit që tani janë gjithmonë më të avancuar duke dyfishuar mbrojtësit e krahut. Në këtë mënyrë janë paraqitur edhe në Madrid dhe tani ngelet për t’u parë nëse do u mjaftojnë forcat për ta bërë edhe me Liverpulin.

FORCA TË SHUMTA – E gjitha do të varet edhe nga dy muajt në vazhdim, ku Interi do të ketë të tjera prova për të kapërcyer, ndeshje të nivelit të lartë: Lacio, Juve, Atalanta, Milani dhe Napoli. Por asnjë prej tyre nuk mund t’i afrohet Interit për sa i përket numrit të golashënuesve në ekip, plot 15 të tillë, sinjal i një cinizmi që më shumë se kurrë do të jetë i nevojshëm për Liverpulin më 16 shkurt.

Me një mungesë thelbësore si e Barelës, të paktën për ndeshjen e parë, Inzagi do të jetë pa asistuesin më të mirë të kampionatit. Por mrekullia e shtatë mban emrin e Brozoviçit, që ka përshkuar më shumë kilometra se të gjithë duke konfirmuar me numra se ky Inter nuk është vetëm i bukur, por ka edhe forcë. Një skuadër që ka bashkuar cilësitë më të mira dhe tani ka fituar edhe ndërgjegjësimin se më mirë se është në maksimumin e saj. E ka konfirmuar Inzagi kur ka thënë: “Është e vështirë të bësh më mirë se kaq”, dhe tani suksesi i radhës do të jetë të vazhdojnë me të njëjtën shpejtësi.

Related posts

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Super Rakitic zhbllokon sfidën ndaj Krasnodar (VIDEO)

Delo.autor

“LUKAKU ËSHTË NJË FORCË E NATYRËS”/ Mesfushori Barella: Kemi nevojë për 2-3 lojtarë që ta ndalojmë dhe në stërvitje

Delo.autor

Ndodh në Angli/ Një ARBITËR TRANSGJINOR zbret të herë të parë në fushë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment