Futboll Sport

CHAMPIONS/ Superkompjuteri bën llogaritë, ja kush do të dalë me kokën lart nga 1/8-at

Superkompjuteri ka parashikuar triumfin e Mançester Sitit në finalen e Champions-it pas hedhjes së shortit të 1/8- ave. Skuadra e Pep Guardiolës do të përballet me Sportingun e Lisbonës në raundin e ardhshëm, por llogaritë matematikore i shohin finalistët e sezonit të shkuar të përsërisin finalen edhe këtë sezon.

Megjithatë, këtë herë ata do të shkruajnë historinë duke e fituar atë. Liverpuli, Çelsi dhe Mançester Junajtid do të përballen me Interin, Lilën dhe Atletikon e Madridit respektivisht, por superkompjuteri parashikon se do të kualifikohen në çerekfinale.

Sipas shkencës, nuk do të gabojë as Bajerni në duelin me Salcburgun, ndërsa Ajaksi pritet të marrë më të mirën nga përballja me Benfikën. Në duelin më të fortë mes Realit të Madridit dhe PSG-së, Mesi me shokë dalin fitimtarë. Një nga personat përgjegjës për simulimin e superkompjuterit, i cili bazohet te algoritmi i rezultateve të deritanishme, tha: “Shumica e favoriteve do të kualifikohen në çerekfinale sipas superkompjuterit tonë.

Reali është skuadra më e pakënaqur, e cila në shortin e parë, anuluar për shkak të një problemi teknik, do të përballej me Benfikën. Por ndërkohë që turneu do t’u afrohet fazave finale, Siti është skuadra që parashikohet se do të shkojë deri në fund dhe do të ngrejë trofeun në maj”. Edhe bastet japin një parashikim të ngjashëm.

Përballja në 1/8-at me një kundërshtar si Sportingu i Lisbonës i ka ulur kuotat e Sitit për triumfin e tyre të parë në Champions këtë sezon.

Sipas kompanisë së basteve “Betfair”, suksesi i skuadrës së Pep Guardiolës në finalen e Shën Pjetërburgut më 28 maj kuotohet me koeficientin 1.25, përpara Bajernit të Mynihut (1.62).

Related posts

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK INTER/ Mesfushori Vecino vendos të largohet nga “Zikaltërit”, ja dy opsione për të

Delo.autor

Gattuso nuk bën ”finte”, gjen problemin e vërtetë të Milanit!

Sadik.Autor

Ditë prezantimesh te Levante, Sadiku shkel për herë të parë tapetin e stadiumit

Q.Autor

Leave a Comment