Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Ja pse ylli i Manchester Cityt refuzon kampionët e Bundesligas

Bajerni i Mynihut është prej kohësh në kërkim të një lojtari krahu për të zëvendësuar largimet e Frank Riberi dhe Arjen Roben, të cilët u larguan në fund të sezonit nga kampionët e Gjermanisë. Një nga kandidatët kryesorë për të zënë këtë pozicion është Leroi Sane, anësori gjerman që luan në Premier Ligë për Mançester Junajtid.

Drejtuesit e Bajernit janë vënë në lëvizje për të bërë të pamundurën për të sjellë në Mynih lojtarin e kombëtares gjermane. Por gjërat duken se nuk janë edhe aq të thjeshta, pasi lojtari ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Sipas mediave angleze, lojtari ka pak shanse për të veshur fanellën e Bajernit në sezonin e ri dhe kjo për tri arsye.

BUNDESLIGA

Sipas “Mirror”, lojtari do të refuzojë çdo ofertë që do të vijë nga Bajerni. Kjo pasi për të një kalim nga Premier Liga në Bundesligë do të ishte një hap pas në karrierë. Sane ka luajtur më parë me Shalken përpara se të transferohej në Angli te skuadra e Pep Guardiolës. Lojtari është kthyer nga pushimet dhe ka nisur stërvitjen me “qytetarët”.

Leroy-Sane

ÇMIMI

Sipas mediave në ishull, skuadra angleze i ka vënë një çmim prej 100 milionë paund lojtarit. Që në euro përkthehet në 111 milionë. Kjo shumë duket e tepërt për presidentin e skuadrës Uli Hënes. Trajneri Pep Guadiola nuk e ka penguar lojtarin për t’u larguar nga Siti. Por sipas burimeve në klubin anglez, Sane nuk ka këmbëngulur për të ikur nga skuadra.

RROGA

Lojtari gjerman merr një rrogë javore prej 67 mijë euro në javë në Mançester. Klubi anglez pritet t’i bëjë një rritje të madhe të pagës së tij, duke e çuar vlerën në 170 mijë euro. Kjo është një tjetër arsye pse Sane nuk do të zgjedhë Mynihun si destinacionin e tij të ardhshëm.

rUMENGIE SANE

Hasan Salihamixhiç ka qëndruar enkas në Mynih dhe ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën në Amerikë për t’u marrë me këtë çështje. Bajerni dhe Brazo kanë kohë deri më 2 shtator për të bindur lojtarin gjerman për t’iu bashkuar skuadrës më të titulluar në Bundesligë.

Related posts

Chelsea interesohet për Edin Dzekon

Sadik.Autor

Modric beson në besëtytni: Nëse të ndodh kjo, eliminohesh nga Botërori!

Isa.Autor

​ARSENALI DYFISHON SHIFRAT/ Ka shënuar golin e dytë Alexandre Lacazette (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment