Futboll La Liga Sport

COVID-19 NË “BERNABEU”/ Lojtarët nuk lejohen të dalin nga makinat. Katër të tjerë dhe Ancelotti Jr. rezultojnë pozitiv

Real Madrid është kthyer në një vatër të mirëfilltë infektimesh me COVID-19. Klubi madrilen ka raportuar sot se Luka Modriç dhe Marcelo nuk ishin rastet e vetme që kishin rezultuar pozitivë ndaj infektimit.

Klubi bëri të ditur dje se dy lojtarët kishin rezultuar pozitivë, por kishin qenë në kontakt me pjesën tjetër të ekipit ndaj nuk duhej përjashtuar mundësia që të kishte të tjerë. Për fatin e keq të klubit, sot është konfirmuar se virusi është shpërndarë mes lojtarëve. Rodrigo, Asensio, Bejl dhe Lunin tashmë rezultojnë pozitiv, duke çuar në 6 numrin e futbollistëve të infektuar.

Por jo vetëm, kaq, pasi virusi ka kaluar edhe në radhët e pjesëtarëve të stafit. Davide Ançeloti, djali i trajnerit të Realit, i cili është aktualisht asistent-trajner në klub, ka rezultuar pozitiv gjithashtu në testimet e fundit. Një situatë kaotike që përgjysmon ekipin para sfidave të radhës, po të llogaritësh edhe dëmtimet e Cebajos dhe Karvahal.

Klubi kishte rritur masat e sigurisë sanitare në klub para se të shpërthente kjo valë e pazakontë infektimesh, por e kishte të pamundur të evitonte përhapjen. Edhe testimet e lojtarëve janë kryer në parking në qendrën stërvitore, secili në makinën e vet, për të mos rrezikuar të tjerët meqë seanca stërvitore ishte anuluar.

Related posts

Ja maskota gjigande që “vodhi” vëmendjen e shikuesve gjatë ndeshjes Francë-Argjentinë (VIDEO)

Sadik.Autor

VDES LEGJENDA MARADONA/ Avokati i Diegos shpreh dhimbjen: Gjenitë nuk vdesin kurrë

Delo.autor

Tifozja më seksi shqiptare tifo për Milanin në Romë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment