Futboll Kategoria Superiore Sport

FESTAT E FUNDVITIT/ Stërvitje me babagjyshër për Tiranën, argëtim para duelit me Teutën

Tirana është rikthyer te stërvitja për sfidën me Teutën, ndërsa ka harruar shpejt Laçin dhe humbjen në Kurbin. Në stërvitjen e djeshme gjysma e skuadrës më shumë është argëtuar.

Në fakt, prania e një babagjyshi të Vitit të Ri si dhe videoja që po xhironte klubi për festat e fundvitit ka kënaqur pa masë lojtarët. Ata që luajtën në Laç më shumë janë marrë me të ftuarin special. Video, foto dhe argëtim për ekipin bardheblu, që ishte në formë perfekte për sa i përket humorit, ndonëse ishte mundur vetëm 24 orë më parë. Fundja, jeta vazhdon. Tirana duhet të kthjellohet dhe të mundë Teutën e Partizanin në dy javët e mbetura të Superiores për 2021-shin.

STËRVITJA – Trajneri Orges Shehi ka punuar me skuadrën që nuk luajti në fushë në sfidën me Laçin, ndërsa pjesa tjetër e titullarëve ka qenë pushim ose janë shkrydhur në fushë dhe në palestër. Me grupin nuk ka qenë Najdovski. Stërvitje të diferencuar ka zhvilluar Isak Giamfi dhe Përgjoni. I pari nuk është në formë, ndërsa i dyti po vazhdon riaftësimin. Xhixha është bashkuar me grupin dhe me shumë mundësi do të jetë i gatshëm për sfidën me Teutën ditën e diel.

Trajneri Orges Shehi po sheh me kujdes se si do ta ndërtojë ekipin. Në sfidën me Laçin, sulmi ishte në ditë të errët, ndërsa gaboi edhe Bekaj, që jo rrallëherë këtë kampionat ka bërë ndonjë mufkë. Të mos harrojmë penalltinë në Kupë, golin me Kukësin si dhe penalltinë me kurbinasit. Edhe forma e Ngosë është jashtë parashikimit, aq sa tani Shehi duhet të mendojë për zgjidhje. Një tjetër problem për Tiranën është skema. Bardheblutë e kanë të pamundur të luajnë 3-5-2 apo variante të këtij rreshtimi. Gjithsesi, trajneri ka mundësi të kufizuara, sepse në çdo takim ka nga një lojtar që nuk luan për shkaqe të ndryshme.

Related posts

E BUJSHME/ JUVENTUSI arrin akordin me RONALDON për 100 milion euro

Isa.Autor

Milani në buzë greminës/ Miliarderi Li në telashe pas vendimit të UEFA-s

Isa.Autor

POCHETINO SHPËTON “KOKËN”/ Tottenham mund në transfertë Brighton (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment