Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Tirana mposht Partizanin me përmbysje në frymën e fundit dhe vazhdon në krye

Një derbi si një kartolinë urimi për festat e fundvitit, ai i mbrëmjes së sotme në “Air Albania’, me partizanin e Tiranën që prodhuan një përballje spektakolare, teksa në fund festa ishte e gjitha për bardheblutë, që ia dolën të triumfojnë me shifrat 2-1.

Një gol i Përgjonit në pjesën e parë dhe një tjetër i Xhixhës në minutat e fundit shtesë, zhvlerësuan barazimin e përkohshëm të “të kuqve” me Stenio Junior dhe i dhanë një tjetër 3-pikësh Tiranës, që mbyll vitin në krye me 33 pikë, 5 më tepër se Kukësi i vendit të dytë.

Në fushë gjithçka ishte perfekte, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tifozërinë, që ofroi përkrahje gjatë gjithë 90-minutëshit, por nuk i kurseu tymueset, flakadanët dhe sendet në fushë, duke detyruar arbitrin kryesor të ndërpresë lojën të paktën katër herë.

Pikërisht derbi i kryeqytetit ishte edhe shfaqja e fundit futbollistike për vitin 2021 në vend, në pritje të një viti tjetër, pse jo më emocionues e më spektakolar se ky që lamë pas.

Related posts

PAMJET/ Entuziazmi i trajnerit Sylvinho, braziliani ndan pamjet nga festa në dhomat e zhveshjes: Shumë i lumtur për këtë arritje historike

F.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid drejt divorcit me Bale, ja dy klubet e mëdha të interesuar

Delo.autor

3 DISFATA NË 11 NDESHJE/ “Pleshti” kërkon largimin e Valverdes, ja preferenca e “jashtëtokësorit” për stolin

Delo.autor

Leave a Comment