Futboll Premier League Sport

DERBI I LONDRËS/ Barazim me gola, Liverpool ndan pikët me Tottenham me polemika

Mbyllet në një 2-2 me gola, karton të kuq dhe polemika sfida mes Tottenham-Liverpool.

Për vendasit shënoi shumë shpejt Harry Kane, por Diogo Jota gjeti barazimin dhe në fund të pjesës së parë kërkoi penallti me irritimin e Klopp.

Në pjesën e dytë ishte goli i Robertson ai që irritoi Conten për një prekje të mundshme me dorë nga Salah brenda zonës.

Por, “Spurs” reaguan: top vertikal i Winks, Alisson gabon daljen totalisht duke lënë portën e tij, Matip është i dobët në mbulimin e Son që, i vetëm, e dërgon topin në rrjetë…

Disa minuta më pas Robertson që kishte qenë edhe autor i golit të 1-2 momental, shkakton një faull të rëndë ndaj Emerson Royal. Arbitri nxjerr të verdhën por pasi e thërrasin në VAR detyrohet të ndryshojë dhe të japë të kuqin.

Në fund ndodhin vetëm ndërrime dhe pas gjashtë minutash shtesë, ndeshja mbyllet 2-2 dhe City ka krijuar tashmë një diferenecë në renditje.

Related posts

“TRAJNERI MEMA KA BESIMIN TIM”/ Flet presidenti Halili: Nëse dikush paraqet dorëheqjen…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Ofertë nga Premier League për shqiptarin, klubi spanjoll kërkon 20 milionë euro

Delo.autor

KËSHILLOI MARSELON TE DREJTUESIT E JUVENTUSIT/ Ronaldo “sponsorizon” edhe futbollistin tjetër të Realit

Isa.Autor

Leave a Comment