Futboll Sport

“DO HAMË PËRSHESH”/ Bare u tregon spanjollëve në shqip menynë speciale për Krishtlindje

Tradita është traditë dhe respektohet kudo që të jesh. Kështu, edhe Keidi Bare ka respektuar traditën shqiptare për Krishtlindje sa i përket menysë speciale të natës së festës.

Bare ka treguar për faqen e klubit të Espanjol para festës së si priste Krishtlindjet, si do kalonte ditët me familjarët e tij që vinin për vizitë nga Shqipëria në qytetin e Barcelonës, por edhe menynë ideale të natës. “Ajo që do them tani në Spanjë nuk ka një emër. Sepse quhet përshesh dhe bëhet me miell misri”, tha duke qeshur mesfushori shqiptar.

Ai tregoi gjithashtu se dhurata që do të kujtonte gjithmonë nga Krishtlindjet ishte një makinë. “E kisha kudo me vete. Nuk ishte një makinë nga të mëdhatë, jo. Ishte nga ato loje me telekomandë”, shtoi me humor futbollisti kuqezi.

Related posts

Ronaldo tentoi ta godiste me shqelm, hakmarrja e Dani Alves të lë pa fjalë (VIDEO)

Q.Autor

SFIDA NDAJ ATLETICOS/ “Kuqezinjtë” ulin ndjeshëm çmimin e biletave për Champions League

Delo.autor

EURO 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ

F.autor

Leave a Comment