Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Interi shitet te sheikët e Newcastle, Suning i ka vendosur çmimin. Eksperti: Do bëhet klubi më…

Interi kalon nga pronarët kinezë te ata sauditë të cilët kanë në zotërim tashmë edhe Njukasëllin në Angli. Lajmi i bujshëm vjen nga International Business Times, i cili ka bërë të ditur se në ditët në vijim palët do të nënshkruajnë kontratat për të bërë të mundur kalimin e klubit te sheikët për një kthesë të papritur ngjarjesh.

I njëjti burim ka bërë të ditur se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) është i interesuar që të zgjerojë sa më shumë hartën e pronësive të klubeve në Europë, pasi kërkon të bëhet protagonist kryesor në skenën futbollistike në kontinent. Interi është një markë shumë e njohur dhe i njëjti burim sqaron se Suning tashmë ka akord për shifrën për të cilën do të shesë klubin.

Bëhet e ditur se për Interin, fondi PIF do të shpenzojë 1 miliard euro. Interi vazhdon të humbasë rreth 15 milionë euro në muaj për shkak të problemeve post-COVID dhe për këtë arsye ka nevojë për investitorë, pasi Suning nuk përballon më dot humbjet e mëdha që po gjeneron klubi.

Sipas Andrea Zanon, ekspert finance i cili punon në Lindjen e Mesme dhe ka bashkëpunuar me qeveri të ndryshme atje, Interi do të bëhet superfuqi e futbollit. “Sapo blerja të bëhet publike, Interi do të bëhet skuadra më e fortë në botë. Përveç kësaj, nëpërmjet partneriteteve që mund të krijohen, Italia mund të rifitojë prestigjin futbollistik që ka humbur në vitet e fundit”, tha ai.

Related posts

THUR ELOZHE PËR “PERANDORIN”/ Zanetti: Adriano ishte i jashtëzakonshëm, debutimi i tij ka ardhur gjatë një… (VIDEO)

Delo.autor

PROJEKTI I MADH I PSG/ Sulm me dy kampionët e Botës, Mbappe-Griezmann

Isa.Autor

LUAJTI NË NDESHJEN E DYTË KUALIFIKUESE/ Ramos vërshëllehet në Maltë për 90 minuta, Ja motivi që do iu habisë

Delo.autor

Leave a Comment