Futboll Sport

“DUHET TË THEM TË VËRTETËN?” Joaquin zbulon pse refuzoi Chelsea-n e Mou: Ajo nuk është jetë

Ka lojtarë që kalojnë në histori “vetëm” për paraqitjet e tyre, për shifrat e tyre dhe për trofetë e fituar. Të tjerë, si Joaquin Sanchez, përveç karrierës së rëndësishme, gjallërojnë mediat me deklaratat e tyre.

Spanjolli nuk është kurrë i mërzitshëm.

Veterani i Betis ka lajmëruar tërheqjen e tij nga futbolli në fundin e sezonit, por ka shumë mundësi që të jetë shpesh i pranishëm në televizione në rolin e analistit sportiv. Një gjë e mirë për futbollin, sepse daljet e tij në TV garantojnë gjithmonë shumë argëtim.

Si hera kur ka zbuluar dëshirën për t’u bërë një toreador pas tërheqjes nga futbolli, ose kur shpjegon arsyen pse refuzoi Chelsea-n.

LONDRA – Një histori e vjetër, e vitit 2004, sepse flitet për Jose Mourinho. Atë vit, Special One fitoi Champions League me Porto-n dhe është transferuar te Chelsea dhe një nga kërkesat e para që i ka bërë Abramovich ka qenë pikërisht spanjolli.

Lojtari, siç ka shpjeguar La Resistencia, është menduar pak dhe më pas ka thënë jo. Në teori sepse nuk ka marrë garanci se do të ishte titullar, në të vërtetë për arsye që nuk kanë patur shumë lidhje me futbollin…

“Duhet të them të vërtetën? Kam thënë jo sepse në orën 3 të drekës në Londër është natë. Dhe ajo nuk është jetë. Isha mësuar me diell, me një birrë, me ambientin dhe ishte e komplikuar… Isha në një moment të jetës sime në të cilin një vendim i tillë nuk ishte i lehtë për t’u marrë, duke parë se kisha gjithçka që doja: në moshën 20 vjeç isha Joaquin i Betis dhe kisha një rol të rëndësishëm në klub”.

MOU – Aq sa mjaftonte për t’i thënë jo Mourinho-s. Që, siç ka shpjeguar Joaquin pak kohë më parë për Mundo Deportivo-n, kishte shkuar deri në Sevilje për ta bindur:

“Nuk doja të shkoja në takim. E dija se po të kisha shkuar, do të kisha përfunduar në Angli, ai do të më kishte bindur. Kështu që nuk jam paraqitur. Më pas kam folur me Mourinho-n dhe i kam kërkuar falje. Dhe ai më ka falënderuar për sinqeritetin”.

Nga ana tjetër, spanjolli është mësuar me propozime të rëndësishme dhe të veçantë. Siç ka ndodhur gjatë një grumbullimi me Spanjën, kur e ka gjetur veten në banjë me Raul…dhe me Florentino Perez, i cili e ka pyetur si e shihte veten me fanellën e Real Madrid.

Me pak fjalë, për Joaquin nuk ka kurrë histori normale.

Related posts

Rashica: Jam krenar me golin tim të parë për këtë ekip madhështor

Q.Autor

VIDEO/ Reali dyfishon shifrat, dopietë e Ronaldos

Q.Autor

TASHMË NUK ËSHTË NJË ËNDËRR/ I skadoi kontrata në mesnatë, Messi është zyrtarisht një lojtar i lirë

Delo.autor

Leave a Comment