Futboll Premier League Sport

“JAM I SIGURT SE…”/ Agjenti Mendes zbulon të ardhmen e CR7 dhe bënë parashikimin

Menaxheri i Cristiano Ronaldo-s ka mohuar se kampioni ka kërkuar të largohet nga Manchester United.

Sipas lajmeve të fundit, CR7 nuk është i kënaqur te Djajtë e Kuq dhe po kërkon një transferim.

Statistikat e tij në këtë sezon sugjerojnë të kundërtën, duke parë se Cristiano ka shënuar 14 gola në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, duke përfshirë edhe gjashtë në Champions League.

Është folur për një kthim të mundshëm te Real Madrid, por menaxheri i Ronaldo-s ka përgënjeshtruar gjithçka.

“Cristiano është shumë i lumtur te Manchester United”, ka thënë Jorge Mendes për Sky Sports.

“Ai do të vazhdojë të dhurojë paraqitje solide siç ka bërë gjatë gjithë karrierës së tij. Do të jetë një sezon i madh për të, jam i sigurt”.

Related posts

HISTORIA SHOKUESE/ Futbollisti që vrau ish-bashkëshorten mund të kishte përfunduar tek Barcelona

Delo.autor

LARGIMI I “JASHTËTOKËSORIT” NGA BARCELONA/ Sulmuesi “anonim” kërkon fanellën me numrin 10

Delo.autor

TIRANA-KASTRIOTI PA FITUES/ Por ja ekipi që festoi për barazimin

Delo.autor

Leave a Comment