Gossip Sport

E BUJSHME/ Wanda Nara dhe deklarata e dashurisë që tërboi Icardi-n, vjen shkarkimi i menjëhershëm

Pas është arkivuar çështja China Suarez, dalin të tjera probleme për Wanda Nara dge Mauro Icardi.

Në harkun e pak javëve situata duket se është përmbysur dhe futbollisti duket se nuk e ka pëlqyer aspak afërsinë mes gruas së tij dhe truprojës.

Më saktësisht, siç kanë sqaruar mediat argjentinase, sulmuesi nuk i ka pritur mirë disa deklarata të Agustin Longueira në rrjetet sociale. Truproja, me një të kaluar si ushtarak, iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve në Instagram:

“Të pëlqen Wanda?”, e ka pyetur dikush. “E dua”, ka qenë përgjigja pa filtra e Agustin.

“A është fantastike Wanda?”, ka pyetur një ndjekës tjetër. “Një gjeni absolut”, ka thënë Longueira.

Më pas ka ardhur pyetja më pikante: “A do të pëlqente të hyje brenda Wanda-s?”. “Kush nuk do të donte?”, ka qenë përgjigja e truprojës.

“Çfarë provon për Wanda-n?”, “Shumë dashuri”, “A do të nisje një lidhje me një grua të martuar?”, “Po”.

Pohime që duket se kanë bezdisur shumë Mauro Icardi-n, i cili ka vendosur ta largojë Agustin nga gruaja. Lajmi është dhënë nga gazetari argjentinas Rodrigo Lussich: “Nuk e kanë thirrur më, është larguar”.

Related posts

TIRANA-LAÇ/ Mazrekaj nuk i beson syve, Hoxhallari ndal topin mbi vijën fatale (VIDEO)

Delo.autor

5 GOLA NË DY NDESHJET E FUNDIT/ Ernest Muçi: Ia dalim me Jang Bojsin, Shqipëria e gjitha me ne…

Delo.autor

WANDA NARA NGRE TEMPERATURAT/ Bashkëshortja seksi e Icardit i vë “flakën” rrjeteve sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment