Gossip Sport

E BUJSHME/ “Zhveshën” edhe prezantuesen Diletta Leotta, një shqiptar në bandën që po gjykohet në Milano

Vitin e kaluar në Itali bëri bujë fakti se prezantuesja e njohur italiane, Dileta Leota, ishte bërë viktimë e një grabitje në banesën e saj. Asokohe u mësua se nga shtëpia e prezantueses në qershorin e vitit 2020 ishin zhdukur para dhe sende me vlerë, që kapnin shumën e 150 mijë eurove. Banda u arrestua falë pamjeve të kamerave të sigurisë e mes tyre rezulton të jetë edhe një shqiptar i cili po gjykohet këto ditë në Milano.

Sh. K., 41-vjeçar, ka qenë pjesë e kësaj bande prej 6 personash të cilët përfunduan në pranga pasi u vërtetua që kishin qenë ata që kishin hyrë në shtëpinë e Dileta Leota duke bërë këtë grabitje ndërsa ajo ishte për darkë jashtë.

Shtetasi shqiptar ishte një nga ata të cilët kishin zbritur nga çatia në ballkonin e saj, duke e hapur dritaren me forcë për të nisur më pas grabitjen e sendeve me vlerë që kishin gjetur. E njëjta bandë, e cila po gjykohet në këto ditë në Milano, kishte grabitur në dhjetorin e vitit 2020 edhe banesën e Eleonora Inkardona, një emër i njohur në rrjetet sociale në Itali, si dhe ish-kunata e Dileta Leota.

Related posts

E FRIKSHME/ Trondit Nagatomo: Kam rrezikuar të VDES, nëse do vonohej MJEKU, do isha…

Isa.Autor

E ARDHMJA E KAMPIONATIT VIHET NË RREZIK TË MADH/ 16 lojtarë të një skuadre rezultojnë pozitivë me Koronavirus

Delo.autor

“LUFTA” PËR TITULLIN E PREMIER/ Pakënaqësi tek Liverpooli, mesfushori fajëson…

Delo.autor

Leave a Comment