Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SEZONI I REKORDEVE NË LA LIGA/ Balliu: Nëse është ëndërr, nuk dua të zgjohem (FOTO)

Ivan Balliu po përjeton padyshim një sezon të paharrueshëm në karrierën e tij. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nënshkroi në verë me Rajo Vajekanon, për të pasur mundësi që të luante në elitën e futbollit spanjoll. Por padyshim futbollisti as nuk e imagjinonte që në këtë vit të tijin të parë, ai dhe ekipi i cili lufton për mbijetesë, ta shihnin veten në luftën për një vend në Europë.

Suksesi 1-0 ndaj Espanjol të Keidi Bares në fundjavë ka bërë që Rajo të jetë aktualisht në vendin e 6 në klasifikimin e La Liga, duke kaluar edhe një superfuqi si Barcelona. Një sukses i jashtëzakonshëm të cilin as tifozët më të zjarrtë nuk do ta ksihin menduar dhe që vetë Balliu e ka cilësuar si ëndërr në një postim në rrjetet sociale.

“Nëse është një ëndërr, nuk dua që të zgjohem! Ekip i madh! Të vazhdojmë?”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar në rrjetet sociale për mbështetësit e Rajo Vajekano i cili po kalon vitin më të mirë në historinë e vet në La Liga.

Related posts

GOLI I GJITHI SHQIPTAR/ Talenti Memeti bën heroin (VIDEO)

F.autor

LAÇI-PARTIZANI/ 3 gola për 6 minuta, “Demat” kthejnë rezultatin (VIDEO)

Delo.autor

Në Kroaci shteti bën gati “dhuratën” 120 milionë euroshe!

Isa.Autor

Leave a Comment