Champions League Futboll Sport

STATISTIKAT/ Reali është si zakonisht me fat në shortin e Champions, por historia “kualifikon” kundërshtarët

Rëal Madrid vazhdon ta ndjekë fati i zakonshëm në shortin e Ligës së Kampioneve. Skuadra madrilene eviton gjithmonë në turin e parë me eliminim direkt kundërshtarët më të vështirë dhe në letër ka gjetur një rival të kalueshëm siç është Benfika. Por statistikat dhe historia flasin kundër ekipit të Ançelotit.

Edhe pse udhëtimi në Lisbonë do të sjellë në mendje kujtime të bukura për teknikun italian, pasi fitoi atje trofeun e 10 të Ligës së Kampioneve për Realin në vitin 2014, kryqëzimi për herë të tretë me Benfikën shpresohet të jetë më ndryshe nga ato të mëparshmit.

Për herë të parë, dy skuadrat janë takuar në finalen e vitit 1962, kur në Amsterdam, ishte Benfika që triumfoi me shifrat 5-3, në një ndeshje ku tregolëshi i Pushkash nuk mjaftoi përballë portugezëve që kishin në radhët e tyre Euzebion, autor i një dygolëshi.

Ndërsa kryqëzimi tjetër është në çerekfinalet e edicionit 1964-1965, plot 57 vite më parë. Edhe në atë rast, portugezët kaluan, me një fitore të thellë 5-1 në Lisbonë, ndërsa Reali triumfoi vetëm 2-1 në shtëpi.

Related posts

JUVENTUS NË EPËRSI/ Shënon një super gol Costa (VIDEO)

Delo.autor

As në “PLAY STATION” nuk realizohet/ Sulmuesi shënon SUPERGOL nga KORNIA

Isa.Autor

CILI FRANCEZ E MERITON TOPIN E ARTË/ Përgjigjet Modric: Mes Mbappe dhe Griezmann zgjedh…

Isa.Autor

Leave a Comment