Futboll La Liga Sport

ËSHTË I PAPREKSHËM/ Kërkohej nga rivalët, Barcelona gati të rinovojë me yllin e ri të skuadrës

Pablo Gavira, ose më saktësisht Gavi siç njihet nga të gjithë, shihet si e ardhmja e futbollit katalanas. Performanca e tij këtë sezon ka bërë që shumë ekipe europiane të kërkojnë shërbimet e 17-vjeçarit.

Por Barcelona nuk është gati që të humbasë edhe një yll tjetër nga radhët e saj.

Sipas Marca, Barcelona është gati t’i ofrojë djaloshit një kontratë të re që do ta mbante atë deri në vitin 2026 në ekipin e drejtuar nga Çavi. Mesfushori do të përfitojë rreth 2 milion euro në vit dhe me një klauzolë shumë më të madhe se ajo prej 50 milionë eurosh që ka aktualisht futbollisti.

Për lojtarin kishin shfaqur interes klube si Bajerni, PSG, Mançester Siti dhe Çelsi. Mirëpo duket se Gavi luan një rol kyç në ringritjen e klubit katalanas së bashku me yjet e tjerë të rinj si Pedri, Ansu Fati dhe Niko Gonzales, ndaj për katalanasit është i paprekshëm.

Related posts

FITORE HISTORIKE/ Wolves kualifikohet për herë të parë në Europa League (VIDEO)

Delo.autor

VIJON TË QËNDROJË NË ARREST SHTËPIE/ Ronaldinho pranë rikthimit në futbollin e luajtur, kushti i vetëm është…

Delo.autor

“LEWANDOWSI GËNJESHTAR DHE SIMULUES”/ Karim Rekik reagon me nervozizëm, ja deklarata

Delo.autor

Leave a Comment