Futboll Sport

FRIKË NGA REALI I MADRIDIT/ Bajerni gati të blindojë Levandovskin

Robert Levandovski është nën kontratë me Bajernin deri në qershor të 2023-shit. Polaku ende nuk ka rinovuar me kampionët e Gjermanisë dhe sipas mediave spanjolle kjo ka një arsye.

Sipas “AS”, prioriteti i bomberit është Reali i Madridit. Lojtari mësohet t’i ketë kërkuar agjentit të tij, Pini Zahavi, për ta dërguar në sezonin e ardhshëm te “galaktikët”.

Kjo, pasi Leva beson se madrilenët kanë më shumë influencë mediatike dhe se nëse do të kishte qenë një lojtar i Realit, “Topi i Artë” do të ishte në koleksionin e tij më herët.

Gjithsesi, “AS” gjithashtu shkruan se prioriteti i Realit në merkato për sezonin e ardhshëm mbeten sulmuesi i Dortmundit, Erling Haland dhe Kilië Mbape që luan për Parisin në Francë.

Duke parë dhe moshën e madhe të polakut, madrilenët preferojnë një destiancion tjetër edhe pse nuk kanë mohuar kurrë faktin që e kanë pasur ëndërr kalimin e Levandovskit në Madrid. Këtë e zbuloi edhe vetë sulmuesi i Bajernit në një intervistë pak muaj më parë ku tha se ishte takuar me presidentin Florentino Perez

BAJERNI, GATI TA BLINDOJË

Menjëherë pas lajmit të ardhur nga Spanja, mediat gjermane shkruan dje se Bajerni është vënë në lëvizje dhe kërkon të blindojë sulmuesin polak. Drejtuesit do të ulen për të biseduar me Levandovskin në qershor të 2022-shit dhe janë gati t’i propozojnë atij një kontratë të re.

Sipas “Bild”, ajo do të jetë kontrata e fundit madhore për 33-vjeçarin, e cila do të thoshte se polaku mund të dalë në pension pikërisht në Mynih.

Bajerni e vlerëson shumë sulmuesin i cili tani më shumë se kurrë ka nevojë për t’u ndjerë i rëndësishëm. Mosfitimi i “Topit të Artë” ka lënë një shije të keqe te lojtari.

Largimi i Levës do të sillte një irritim të tifozëve bavarezë që pasi humbën David Alabën, nuk do të ishin të kënaqur me largimin e një tjetër ikone të klubit.

Related posts

ZYRTARE/ Sulmuesi Ibraimi mbetet në Superiore, pritet të zbresë në fushë me kryeqytetasit…

Delo.autor

SUPERSFIDA E SHQIPTARËVE/ Lazio – Napoli, shënohet goli i parë (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik nga “Zikaltërit”, Dzeko ndëshkon Shakhtar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment