Futboll La Liga Sport

GAFA E PIQUE TEK “DJAJTË E KUQ”/ Shkaku që Ferguson vendosi “ta kthente” tek Barcelona (VIDEO)

Një gol i shënuar në bashkëpunim mes Ivan Campo dhe Anelka e nxori “huq”, po shumë keq, qendërmbrojtësin e ri të asaj kohe të “Djajve të Kuq”, Gerard Pique. Në këtë video, të publikuar sot nga spanjollja “AS”, mund të shihni se si “fluturon pa adresë” futbollisti katalanas në tentativën për të fituar dyluftimin ajror, nga i cili përfiton Anelka dhe shënon.

Alex Ferguson nuk u besoi syve, madje thuhet se në atë moment vendosi “ta rikthente” Pique në Barcelonë. Qendërmbrojtësi, që ka pasur suksese të jashtëzakonshme me Blaugranët dhe Spanjën për shumë vite, pasi la Premier League, do të kthehet si kundërshtar në “Old Trafford”, ku ishte shtëpia e tij për tri sezone. Gafa e tij i përket një ndeshje të vitit 2007, Manchester United kundër Bolton.

Related posts

E KRYER/ Kristjan Asllani është lojtar i Torinos! Nga testet mjekësore te fitimet e Interit, zbulohen detajet e reja

F.autor

Qëllohet me armë futbollisti 27-vjeçar, gjen vdekjen në vend

Q.Autor

E PAZAKONTË/ Mesfushori i BAYERN DËMTOHET në lamtumirën e Schweinsteiger

Isa.Autor

Leave a Comment