Futboll Sport

GODITI ME SHQELM MBROJTESIN E SKENDERBEUT/ Ja dënimi i ashpër për trajnerin Ndreu

Shqelmi ndaj mbrojtësit Leonat Vitija, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreu, i cili është pezulluar për plot 12 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, i cili është mbledhur pasditen e sotme.

Gjesti i teknikut krutan këtë fundjavë në Korçë, ishte i patolerueshëm dhe organet disiplinore vendosën t’i bllokojnë hyrjen në stadium dhe pjesëmarrjen në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF-ja, deri në fund të dënimit.

Vendimet e plota të Disiplinës:

Zyrtari i KS Kastrioti, Ramadan Ndreu,për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

Related posts

Iraku me stadiumin më të madh në botë, gjithçka meritë e një basti

Sadik.Autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Rivalët tmerrohen: MILANI në janar bëhet i FRIKSHËM (FOTO)

Isa.Autor

NUK KA MË DYSHIME/ Ibrahimovic konfirmon pjesmarrjen në kombëtare para sfidës ndaj Kosovës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment