Futboll Sport

HABIT ME DEKLARATËN/ Papu Gomez: Në Itali do të kthehesha vetëm për t’iu bashkuar skuadrës së…

Papu Gomez, i cili u largua nga Atalanta janarin e kaluar në drejtim të Sevijas ka dhënë një deklaratë për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, se nëse do të duhej të rikthehej në Serinë A italiane do ta bënte vetëm për Napolin:

“Jam 33 vjeç dhe do të doja të luaja deri në 37-38. Të rikthehem në Itali? Napoli gjithmonë më ka tërhequr duke parë lidhjen me Diego Armando Maradonën, për mënyrën sesi i trajton argjentinasit dhe do të rikthehesha vetëm për ta.

Insinje? E kam admiruar gjithmonë, por fakti që ka luajtur gjithmonë te Napoli ka humbur disi shikueshmërinë për të.”, përfundoi Papu Gomez, i cili aktualisht në këtë sezon me fanellën e Sevijas në La Liga është aktivizuar në total në 11 ndeshje ku ka mundur të realizojë vetëm një gol.

Related posts

“Joshet” Igli Tare/ Madrilenët mbulojnë me “ar” lojtarin serb të Lazios 

Sadik.Autor

FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË/ Tifozët Vllaznisë nisen nga Shkodra me biçikletë për të ndjekur ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Tronditet Tirana, eliminohet nga Korabi. Feston Dinamo, Teuta “shuplakë” Kastriotit

Delo.autor

Leave a Comment