Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NATIONS LEAGUE/ Një mundësi për të mbushur arkat. Ja sa mund të përfitojë Shqipëria nga turneu

Liga e Kombeve është jo vetëm një mundësi për Shqipërinë që duke fituar Ligën B të ketë mundësinë që të ngjitet në kategorinë elitare (Liga A), por në të njëjtën kohë vendi i parë në Grupin B2 do t’i garantonte një shumë të rëndësishme prej 2 milionë e 250 mijë eurosh.

Pa dyshim që ky është një stimul jo i vogël për të vazhduar për t’u rritur edhe më shumë. Gjithsesi, UEFA nuk ndalet vetëm këtu me bonuset që jep për kombëtaret protagoniste.

Arritja në gjysmëfinale të garanton të paktën 7 milionë euro për vendin e katërt; 8 milionë euro për vendin e tretë; 9 milionë euro për finalisten humbëse (vendi i dytë) dhe 10.5 milionë euro për fituesen e turneut. Kujtojmë se kombëtaret që kanë fituar dy kompeticionet e para të Ligës së Kombeve, janë Portugalia dhe Franca, në sezonin e kaluar.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Starton pjesa e dytë, Shehi kryen 2 zëvendësime (VIDEO)

Delo.autor

DUKA I BINDUR/ Grupi kualifikues i VËSHTIRË, ja pse e konfirmova Panuccin, do ta…

Isa.Autor

XHOKOVIÇ HUMBET GJYQIN/ Tenisti i thotë “mirupafshim” Australian Open-it

Delo.autor

Leave a Comment