Futboll Sport

I LIRË PAS 21 DITËSH/ Reali i Madridit bën planin me 5 pika për të mbërritur te Mbape

Në harkun e 21 ditëve Kilië Mbape do të jetë lojtar i lirë të kontaktojë me çdo klub tjetër, teksa kontrata aktuale me Paris SG-në mbyllet në fund të sezonit. Reali po shfrytëzon çdo pakënaqësi të tij për ta joshur sulmuesin të lërë Parisin dhe të zhvendoset në kryeqytetin e Spanjës. Janë 5 arsye që mund ta çojnë Mbapenë te Reali.

ZHGËNJIMI NGA VERA – Reali bëri gjithçka në verë për ta marrë nga PSG-ja, por francezët refuzuan 200 milionë euro për të! Vetë lojtari ka deklaruar hapur se mbeti i zhgënjyer nga klubi i tij që nuk e la të lirë të largohej.

HESHTJA PËR RINOVIMIN – Mbape ka zgjedhur të qëndrojë i heshtur. Pavarësisht ofertave të klubit të tij, Paris SG, ai ka refuzuar me heshtje një tjetër bashkëpunim me francezët.

FILMAT VIZATIMORË – Në një film vizatimor, Mbape ka qenë i qartë si drita, teksa duke kujtuar fëmijërinë e tij dhe dëshirën për të qenë pjesë e Realit.

INTERVISTA NË SPANJISHT – Në intervistën e tij të fundit të dhënë për Tierri Henrinë ai ka dhënë të tjera sinjale që e lidhin me Spanjën, duke përshëndetur me një spanjishte të kulluar.

LËVIZJET E PSG-SË NË MERKATO – Në pritje të zhvillimeve, vetë Paris SG-ja ka nisur të lëvizë në merkato për sulmues. Ndoshta e konsideron të humbur Mbapenë, ndoshta…

Related posts

“SI E KE HALLIN BIR K*RVE”/ Messin nuk e mbajnë nervat, kapet keq me kundërshtarin (VIDEO)

Delo.autor

KOBINA DREJT LARGIMIR NGA SGQIPËRIA/ Zbulohet shifra që mund të përfitojë Tirana

Delo.autor

ZBULON NGA JETA E TIJ PERSONALE/ Naser Aliji rrëfen dramën: Akoma s’e kam marrë veten nga…

Delo.autor

Leave a Comment