Futboll Sport

IDIOTËSIA E FUNDIT/ Momenti kur Balotelli i vendos brekët në kokën e shokut të ekipit gjatë drekës (VIDEO)

Mario Balotelli po përpiqet që të ndryshojë për mirë në Turqi. Qendërsulmuesi italian po përpiqet të rikthehet në standardet e kohëve të tij më të mira, gjithashtu të shpresojmë të rikthehet për të veshur fanellën e kombëtares dhe t’i japë një dorë ish-mentorit të tij Mancini.

Nga ana tjetër, talenti i SuperMario-s nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për disa qëndrime të tepruara brenda dhe jashtë fushës.

Kjo e fundit është bërë e ditur nga vetë Balotelli në një video të postuar në profilin e tij në Instagram dhe ka si protagonist një shok skuadre “fatkeq”.

7 gola në 18 ndeshje në total me Adana Demirspor për Mario Balotellin, i fundit në ndeshjen e 18 dhjetorit kundër Alanyaspor.

Atmosfera brenda klubit turk të drejtuar nga Vincenzo Montella është e mirë, me dhomën e zhveshjes që duket shumë kompakte.

I njëjti sulmues ka tentuar t’ia vërtetojë me një shaka një prej “viktimave” të tij të preferuar, pikërisht Matias Vargas. Futbollisti argjentinas me nofkën El Monito (“Majmuni”) dikur i Velez dhe në pronësi të Espanyol, ashtu si Balotelli mbërriti në Adana këtë sezon.

Mesfushori fleksibël sulmues e integroi veten në mënyrën më të mirë të mundshme, siç e vërtetojnë edhe shifrat (4 gola dhe 5 asistime në 16 ndeshje). Mesa duket ndjenja me Balotellin është e shkëlqyer jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Monito u bë objekt i një shakaje me shije të dyshimtë nga sulmuesi: ndërsa ai ishte në radhë për në mensë, në një moment Vargas u gjend pas Balotellit.

Ky i fundit me një palë të brendshme në dorë i ka vendosur disa herë në kokë argjentinasit që absolutisht nuk i ka pëlqyer dhe është treguar i mërzitur.

Vetëm në fund Monito buzëqeshi paksa i detyruar teksa Balotelli po regjistronte gjithçka. Dhe më pas italiani ka postuar përmbajtjen në story-t e tij në Instagram të shoqëruar me fjalë “dashurie” për partnerin e tij: “Ti më do shumë vëllai im i vogël”. Dhe kush e di nëse hakmarrja do të vijë tani…

Related posts

“TRE JAVË MË PARË…”/ Lingard nuk u lejuar të largohej nga United, Rangnick shpjegon arsyen

Delo.autor

UEFA BËN GATI DËNIMIN E RËNDË/ Një tjetër kombëtare rrezikon përjashtimin

Delo.autor

VLERËSIME TË SHKËLQYERA PË PORTUGEZIN/ Zgjedh 35-vjeçarin si më të mirin e botës në rolin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment