Futboll Sport

INAGUROHET STATUJA E IKONËS SË FUTBOLLIT/ Në aeroportin e Buenos Aires ju mirëpret… Maradona

Një tjetër nderim i madh për “Pibe de Oro” pak më shumë se një vit pas vdekjes së tij. Një statujë e Diego Armando Maradonës, e bërë nga PET (polietileni tereftalat), u zbulua në aeroportin “Ezeiza” të Buenos Aires. Fillimisht u zbulua në praninë e disa miqve të ngushtë, përfshirë vajzat Dalma dhe Giannina, si dhe ish-bashkëshortja Claudia Villafane, por më pas e patën radhën të gjithë udhëtarët. Këta të fundit, tani e tutje do të mund ta admirojnë legjendën në katin e parë të terminalit A.

Prodhimi i statujës filloi me mbledhjen e imazheve të Diego-s në Kupën e Botës 1986, ndërsa dizajni u bë nga disa artistë dixhitalë, duke përdorur softuerë 3D. Statuja më në fund u ngjyros me bojë për t’i dhënë asaj një qasje ‘metalike’.

“Kjo statujë është vetëm një gjest mirënjohjeje dhe homazhi për një kampion të madh që u ka dhënë gëzim të pafund argjentinasve dhe tifozëve të futbollit në të gjithë planetin”, – tha Martín Eurnekian, president i “Aeropuertos Argentina 2000”, kompania që menaxhon aeroportet në këtë shtet të Amerikës së Jugut.

Related posts

LIVE/ Real Madrid-Villarreal, Mariano dyfishon epërsinë për “Los Blancos”

Delo.autor

“NUK ËSHTË KËSHTU SIÇ DUKET”/ “Dorëzohet” Agnelli: Super League nuk mund të bëhet vetëm me… 6 skuadra

Delo.autor

Shënon gol në sekondat e fundit, feston siç nuk keni parë kurrë

Q.Autor

Leave a Comment