Futboll Seria A Sport

“JU SHPJEGOJ PSE IBRA BËN AKOMA DIFERENCËN”/ Nocerino: Nuk ka kuptim ajo që po ndodh me Insigne

Ka patur hapësirë për dy tema të rëndësishme në intervistën e dhënë nga Antonio Nocerino për Sky Sport.

Ish-mesfushori ka folur për Zlatan Ibrahimovic, ish-shoku i tij i skuadrës te Milan-i, por edhe për Lorenzo Insigne-n, kapiteni i Napoli-t, i cili flitet se do të transferohet te MLS.

IBRA – “Në krahasim me të tjerët, ajo që bën diferencën është koka e tij. Është mbresëlënës në aspektin psikologjik, për këtë arsye bën akoma diferencën”, ka thënë Nocerino për sulmuesin suedez.

“Për mendjen që ka mund të luajë akoma edhe shumë. Nuk kënaqet kurrë, çdo ditë do të përmirësohet”.

INSIGNE – “Zgjedhjet janë personale. Transferimi në Toronto është një ndryshim shumë i rëndësishëm jo vetëm për sa i takon futbollit, por edhe jetës, familjes, fëmijëve. Kur bën një zgjedhje të tillë… Nuk është vetëm futboll.

“Është kapiteni i Napoli-t, një lojtar i rëndësishëm, unë do t;ju bëja një pyetje: si mund të arrijë në skadencën e kontratës një lojtarë si ky? Është një kapiten, një nga më të rëndësishmit, një nga talentet e pakët në Itali. Nuk mund të arrijë në fund të sezonit në këtë mënyrë”.

Related posts

PAS NJË SUPER AKSIONI “KUQEZI”/ Realizon Ante Rebic dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Java e 33-të, vendoset Europa dhe mbijetesa, Vllaznia kërkon një nder nga Laçi

Sadik.Autor

“Luani në Angli, duhet të flisni anglisht”/ Emery përcakton rregullat tek Arsenali

Isa.Autor

Leave a Comment