Futboll Seria A Sport

LISTA E PLOTË/ 20 lojtarët që kanë zhgënjyer deri tani në Serinë A, mes tyre dhe ish-sulmuesi i Partizanit

Seria A më 22 dhjetor uli siparin e vitit kalendarik 2021, dhe tani çdo kush ka filluar të bëjë bilancet e këtij viti të gjatë që po përfundon.

Media e njohur italiane “TuttoMercatoWeb” ka bërë një listë me lojtarët që kanë zhgënjyer më shumë në fazën e parë të edicionit 2021/2022 në Serinë A.

Në këtë renditje dominon listën e lojtarëve të zhgënjyer skuadra e Salernitanës e cila numëron plot 10 lojtarë.

Gjithashtu vlen të theksohet se në këtë listë ndodhet dhe ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban, i cili me fanellën e Xhenoas nuk ka mundur dot që të shfaqë të gjithë potencialin e tij.

JA KLASIFIKIMI I PLOTË I LOJTARËVE QË KANË ZHGËNJYER NË FAZËN E PARË TË SERISË A

1. SIMI (Salernitana); Nota: 4,91

2. KESHRIDA (Salernitana); Nota: 5,00

3. GALIOLO (Salernitana); Nota: 5,05

4. DALBERT (Kaljari); Nota: 5,32

5. GIOMBER (Salernitana); Nota: 5,34

6. DJURIÇ (Salernitana); Nota: 5,35

7. OBI (Salernitana); Nota: 5,39

8. HERNANI (Xhenoa); Nota: 5,40

9. RABIO (Juventus); Nota: 5,43

10. HRISTOV (Specia); Nota: 5,46

11. LIKOJANIS (Kaljari); Nota: 5,50

12. RANIERI (Salernitana); Nota: 5,50

13. STRANDBERG (Salernitana); Nota: 5,50

14. EKUBAN (Xhenoa); Nota: 5,53

15. STURARO (Xhenoa); Nota: 5,54

16. KULIBALI (Salernitana); Nota: 5,54

17. AMPADU (Venecia); Nota: 5,54

18. KUALIARELA (Sampdoria); Nota: 5,57

19. DI TAKIO (Salernitana); Nota: 5,58

20. ZAPA (Kaljari); Nota: 5,59

Related posts

VOLEJBOLL/ Ja 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për femra

Delo.autor

Koke shënon golin e parë për Atletico Madrid

Sadik.Autor

“MESI KA SHUMË TË DREJTË…”/ Flet Setien: Nuk mund të shkatërrojmë gjithçka që kemi bërë

Delo.autor

Leave a Comment