Basketball Sport Të tjera

BASKETBOLL/ Teuta kryeson Superligën, Tirana mposht Partizanin në derbi

Janë luajtur dy nga tri ndeshjet e javës së 8-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Ekipi i Teutës fitoi 80-56 ndaj Dinamos në kryeqytet, duke ruajtur kreun e renditjes (Bruce me 19 pikë shënuesi më i mirë).

Fiton edhe Tirana, që mposhti 87-70 Partizanin në derbin e kryeqytetit. Ndeshje e dominuar nga bardheblutë, ku u dallua Hysenagolli me 20 pikë e 19 rebound. Takimi Kamza-Basket-Vllaznia nuk u zhvillua për arsye teknike.

Superliga – Meshkuj, java e 8-të

Dinamo – Teuta, 56-80

Tirana – Partizani, 87-70

Kamza Basket – Vllaznia, e shtyrë

Renditja: Teuta 15 pikë, Tirana 14 pikë, Vllaznia 11 pikë, Kamza Basket 11 pikë, Partizani 9 pikë, Dinamo 9 pikë.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ Llorente mohon zërat për një LARGIM të mundshëm nga Tottenhami

Isa.Autor

KORRUPSION dhe MASHTRIME/ Ja kush janë zyrtarët e lartë sportiv që kanë abuzuar detyrën

Isa.Autor

Valencia cakton çmimin për shitjen e sulmuesit italian Simone Zaza

Sadik.Autor

Leave a Comment