Futboll Kategoria Superiore Sport

LARGIMI I DAJËS NGA STOLI/ Reagon Partizani: Zhvilluam një takim për performancën e ekipit dhe…

Klubi i Partizanit ka njoftuar zyrtarisht se Ilir Daja nuk do të jetë më trajneri i ekipit. Lajmin e ka bërë publik  në faqen zyrtare në Facebook. Klubi falënderon trajnerin për bashkëpunimin dhe i uron suksese në të ardhmen.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës.

Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi falënderon trainerin Ilir Daja për kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bërë gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.

Related posts

JUVENTUS E LA TË LIRË/ Mbrojtësi kalon te kundërshtarët e Serie A…

Delo.autor

Trukuan ndeshje sportive, arrestohen 11 persona

Delo.autor

REFUZOI FTESËN E SHQIPËRISË/ Kush është mesfushori Bajrami, futbollisti nga Tetova në pronësi të Juventus

Delo.autor

Leave a Comment