Futboll Sport

ZYRTARE/ Aguero “var këpucët në gozhdë”: Vendim i pashmangshëm, tërhiqem…

Tashmë është zyrtare, Serxho Aguero ka “varë këpucët në gozhdë”. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë tashmë ish-sulmuesi argjentinas nëpërmjet një konference për shtyp të organizuar posaçërisht për këtë vendim të tijin duke lënë kështu përgjysmë aventurën te Barcelona që zgjati pothuajse 6-muaj dhe karrierën e tij futbollistike, pas një problemi me zemrën gjatë ndeshjes ndaj Alaveshit në “Camp Nou”:

“Kjo konferencë është për t’iu informuar se kam vendosur të tërhiqem nga futbolli i luajtur. Është një moment shumë i vështirë, por jam shumë i kënaqur me vendimin që kam marrë. Shëndeti im është e para, arsyeja që mora këtë vendim është problemi që pata rreth një muaj më parë.

Me mjekët morëm vendimin më të mirë. Vendimin e mora 10 ditë më parë. Bëra gjithçka për të marrë pak shpresë, por nuk kishte më aspak. Faleminderit atyre që më ndihmuan të rritem. Tërhiqem me kokën lart dhe i lumtur. Nuk e di se çfarë më pret, por e di që kam shumë njerëz që duan më të mirën për mua.

 

 

Jam shumë krenar për karrierën time. Që kur fillova të luaja, ëndrra ime ishte të luaja në Serinë A të Argjentinës. Nuk kisha planifikuar kurrë të udhëtoja në Europë. Dua t’i falënderoj të gjithë, Independiente, ku jam rritur, pastaj Atletikon. Dhe në fund ata të Barcelonës. Kur Laporta më kontaktoi ishte e pabesueshme.

E dija se do të vija në një nga klubet më të mira në botë. Më trajtuan shumë mirë. Dhe më pas falënderoj kombëtaren e Argjentinës, e cila është ajo që dua më shumë. Falenderoj ata prej jush që jeni këtu, familjen time, njerëzit që kanë punuar me mua. Mendoj se kam bërë maksimumin për të ndihmuar ekipin.”, përfundoi Aguero.

Related posts

REAL MADRIDI NË AVANTAZH/ Kasemiro shënon një gol të çmendur (VIDEO)

Delo.autor

E KËRKON INTERI/ Mesfushori i talentuar brazilian shumë pranë klubit anglez…

Isa.Autor

Nuk ndodh vetëm në Shqipëri/ Babai rreh trajnerin se nuk i futi në ndeshje djalin, ndërhyn policia

Sadik.Autor

Leave a Comment