Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Partizani-Tirana. Rezultati 1-2

Java e 15 e Kategorisë Superiore mbyllet sot me derbin e kryeqytetit, një sfidë e ndezur që padyshim i bën një mbyllje shumë të bukur futbollit në vendin tonë për vitin 2021.

Një duel i ethshëm, ku të dy skuadrat do të kërkojnë fitore për objektiavt e ndryshëm që kanë në renditje. Partizanit i duhet një fitore për të mbajtur gjallë shanset që ka për titullin, ndërsa një fitore e Tiranës i jep një shtysë më shumë drejt titullit kampion ku është favorite kryesore.

 

LIVE/ Partizani – Tirana  1-2

86′ (p) Zhunior / 27′ Përgjoni, 90’+10’ Xhixha

MINUTË PAS MINUTE

90’+12’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Tiranës.

90’+10’ GOOOL Tirana, shënon Xhixha pas një insistimi në krahun e djathtë.

90’+4’ Ngo largohet me barrelë pas asaj gjuajtje, në vend të tij hyn Hoti.

90’+3’ Goditje e rrufeshme e Ngo pranë portës, Teqja bën mrekullinë duke devijuar topin.

90’+2’ Marku, Sota dhe Shehi largohen nga fusha për Partizanin. Ndërsa futen Kote, Kaçe dhe Sembene.

90’+1’ Gjuajtje nga distanca e Përgjonit, Teqja devijon sferën mbi traversë.

90′ Jepen 11 minuta shtesë.

88’ Musta provon me një të majtë të fortë nga distanca, sfera ndalet në duart e Bekajt.

87’ Seferi largohet nga fusha e lojës duke i bërë vend Gjumsit në rreshtimin e bardhebluve.

86’ Stenio Zhunior shfaqet përsëri para Bekajt por këtë radhë nuk gabon. 1-1.

83’ Ndërpritet ndeshja nga gjyqtari Xhaja. Ai i bën shenjë skuadrave se sfida nuk luhet derisa të qetësohet tifozeria e bardhebluve.

79’ Bekaj pret penalltinë  Stenio Zhunior, por gjyqtari vendos të përsëritet për hyrje të lojtarëve bardheblu në zonë.

78’  Xhaja jep penallti për Partizanin pas një ndërhyrje të Tolit ndaj Carës. Lojtarët e Tiranës kërkojnë rishikimin e pamjeve nga VAR por gjyqtari është i bindur për vendimin e tij.

76’ Edhe Xhixha përpiqet të gjejë rrjetën me një gjuajtje ballore, topi përfundon në duart e Teqjes.

73’ Seferi provon me një diagonale nga e djathta por topi kalon pasqyrën e portës së Teqjes.

70’ Shpërthim spektakolar i Seferit në krahun e djathtë, kalon dy mbrojtës por në momentin e fundit pasimi i tij në qendër largohet në fundore.

67’ Rifillon takimi pas një pauze të gjatë, derisa tymi u largua nga stadiumi dhe kamerat e sistemit VAR mund të regjistronin me qartësi atë që ndodhte në fushë.

61’ Ndërpritet përsëri ndeshja. Për t’i ardhur në ndihmë Albion Markut i cili ka pësuar një dëmtim, por edhe për shkak të fishekzjarrëve që hidhen në fushë.

57’ Situatë e rrezikshme pranë zonës së Tiranës me një gjuajtje të Rrapajt e cila devijohet nga Hoxhallari në fundore. Në goditjen e dënimit pasardhëse, Zhunior nuk arrin të kthejë topin drejt portës.

50’ Agresiv Partizani në minutat e parë, duke fituar duele në mesfushë për të mbajtur në tension mbrojtjen e bardhebluve.

46′ Nis pjesa e dytë e takimit me disa minuta vonesë se pritej kthimi i ambulancës që shkoi të shoqëronte tifozin në stadium.

45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Tiranës.

45’+6’ Musta nga e majta nis harkim në zonë, Bekaj i paraprin Zhunior ndërsa më pas është Mala i cili nuk gjuan dot drejt portës.

45’+2’ Toshevski me eksperiencë bllokon një pasim të Carës për Malën i cili do të shfaqej i vetëm para Bekajt.

45’ Jepen 6 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve të vazhdueshme.

40’ Xhixha ka mundësinë të dyfishojë menjëherë shifrat teksa shfaqet i vetëm para Teqjes, por fluturon topin mbi traversë.

40’ Rifillon dueli pas një ndërprerje prej 5 minutash.

35′ Ndërpritet ndeshja për shkak të gjendjes shëndetësore të një tifozi që merr ndihmën e parë nga mjekët e më pas shkon ambulanca për ta shoqëruar në spital.

35’ Ngo është i ndëshkuari i radhës pas një faulli kundër Sotës.

27’ GOOOL Tirana. Pas një goditje nga këndi, Ngo gjuan dhe topi përplaset te Përgjoni e shkon në rrjetë.

26’ Karton i verdhë për Stenio Zhunior për protesta ndaj gjyqtarit.

26’ Dalje e gabuar e Teqjes, Xhixha del në pozicion diagonal dhe gjuan në portë, por Sota kthehet e eviton një gol të sigurt.

23’ Seferi provon gjuajtjen nga jashtë zonës, nuk gjen katërkëndorin e Teqjes.

22’ Partizani ka mundësinë reale që të rrezikojë portën e Bekajt pasi gjendet në një kundërsulm në situatën 4 kundër 2. Por topi nga e djathta është shumë i gjatë për Rrapajn dhe aksioni mbyllet me të kuqtë pa iu afruar zonës kundërshtare.

19’ Në vijimin e goditjes nga këndi, topi i harkuar në zonë devijohet me kokë nga Seferi i cili rrezikon autogolin.

18’ Partizani përgjigjet me një gjuajtje të Malës në hyrje të zonës, që devijohet jashtë katërkëndorit.

16’ Hoxhallari ka mundësinë të rrezikoje më një goditje dënimi nga e djathta pranë fundores, gjuajtja e tij gjen grushtimin e Teqjes.

8’ Xhixha tund rrjetën e Partizanit dhe feston, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Ngo i cili pak çaste më parë kishte vënë në prove reflekset e Teqjes.

6’ Ndërpritet ndeshja për disa minuta për shkak të flakadanëve dhe fishekzjarrëve në fushën e lojës.

1’ Menjëherë rrezikshëm Cara i cili përfiton nga një top i gabuar, por Hoxhallari kthehet në momentin e duhur dhe largon sferën në fundore.

1’ Nis ndeshja në “Air Albania:

Related posts

LOJTARËT NË KOMBËTARE/ Bajerni i Mynihut kampion jo vetëm në Europë, por edhe në Botëror

F.autor

PO KALON NJË SEZON FANTASTIK/ Asnjë futbollist nuk ka mundur ta driblojë Van Dijk

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Mbrojtësi Shaw luajti në finale ndaj Italisë brinjë të thyera, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment