Starton sfida Laçi-Tirana, e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.
Mirel Josa do të përballet me të kaluarën e tij, teksa skuadra kurbinase synon suksesin e radhës për të vijuar ecurinë e rezultateve pozitive.
E njëjta gjë vlen edhe për skuadrën bardheblu të Orges Shehit ku objektivi është vazhdimësia e rezultateve pozitive, por edhe për të përfituar nga ndalesa e djeshme e Kukësit, për t’u arratisur në krye të klasifikimit.
LIVE/ Laçi – Tirana 1-0
Lushkja (p) 90′
KOMENTI LIVE –
90′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!
90′ GOOOOL LAÇI 1-0! Zhbllokohet sfida! Kurbinasit në avantazh me penallti me Regi Lushkjen.
86′ Laçi pretendon për penallti pas një ndërhyrjeje të Bekajt ndaj një lojtari të skuadrës kurbinase, fillimisht kryesori Cjapi nuk e ka akorduar më pas ka shkuar te VAR për ta riparë dhe akordon 11-metërsh për bardhezinjtë.
77′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, ku largohet Dejan Zarubica dhe në vendin e tij aktivizohet Mentor Mazrekaj.
75′ Laçi pranë golit të parë, ku pas një grushtimi të gabuar të Visar Bekajt, kurbinasit nuk kanë përfituar për të realizuar.
64′ Behiratçe ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të Saliu Guindo, i cili u ndalua nga një aksion i shpejtë.
61′ Tirana kryen zëvendësim ku largohet Toli dhe në vendin e tij Ëngjëll Hoti.
55′ Skuadrat po mundohen të jenë të kujdesshme teksa loja është e spostuar në mesfushë për të gjetur hapësirat e mundshme për shënim.
46′ Nis pjesa e dytë! Skuadra kurbinase shkelmon topin e parë të fraksionit të dytë të takimit.
PËRFUNDON PJESA E PARË!
45′ Arbitri i katërt ka akorduar 1 minutë shtesë!
34′ Majkëll Ngo ndëshkohet me karton të verdhë pas disa protesave.
25′ Probleme për Filip Najdovskin. Tirana kryen zëvendësim të detyruar teksa maqedonasin do ta zëvendësojë, Gentian Muça.
17′ Loja është e përqendruar në mesfushë, ku skuadrat po mundohen që të tregohen të kujdesshme, por edhe në kërkim të hapësirave për shënim.
11′ Tirana më konkrete në veprimet e saj, teksa Vesel Limaj tenton me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundoi lart portës së mbrojtur nga Dajsinani.
1′ Starton sfida! Skuadra e Tiranës shkelmon topin e parë të takimit nga qendra.
