Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Skënderbeu. Rezultati 2-0

Dueli mes Vllaznisë dhe Skënderbeut në “Loro Boriçi” ka rëndësi për të dy skuadrat në bazë të pozicionit në renditje.

Shkodranët duan të bëjnë para në klasifikim dhe kërcënojnë dyshen që gjendet para tyre. Ndërsa Skënderbeu po kalon një formë të mirë në kampionat duke konfirmuar se pak nga pak po lë zonën e ftohtë të klasifikimit.

Te shkodranët ka mungesa të rëndësishme të Gurishtës e Krymit, me Brdariç që ka aktivizuar nga minuta e parë Krujën e Heriç. Ndërkohë, te korçarët konfirmohet dyshja e sulmit Berisha-Mensah që ka bërë mjaft mirë në javët e fundit.

LIVE VLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-0

23′ Hoxhaj, 89′ Aralica

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me suksesin 2-0 të Vllaznisë.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ GOOOL Vllaznia, Çoba në krahun e majtë nis një kundërsulm të shpejtë dhe pasi merr fundoren, pason në shtyllën e parë ku Aralica nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë.

87’ Pusi në vend të Zhan Viktor për korçarët të cilët janë hedhur në sulm.

86’ Mustedanagiç bën një faull në sulm duke marrë kartonin e verdhë.

84’ Hoxhaj dhe Latifi largohen nga radhët e Vllaznisë, ndërsa aktivizohen Çoba dhe Fangaj.

77’ Hoxhaj jep sinjalin e parë të rrezikshëm të Vllaznisë në këtë pjesë me një gjuajtje të grushtuar nga Rexhepi e më pas Meksi kthen sferën te portieri me devijimin e tij.

76’ Memelli largon Marën nga fusha e lojës, duke aktivizuar Duvuna.

72’ Da Silva lë fushën e lojës për shkodranët, në vend të tij aktivizohet Mustedanagiç.

67’ Latifi sheh një korridor interesant për Aralica, por Vitija ndërhyn në momentin e duhur dhe largon topin.

62’ Loja është e ndërprerë për disa momente, me tifozët shkodranë të cilët nuk kursejnë fyerjet kundër Zguros. Kapiteni Kruja detyrohet të shkojë poshtë tribunës për të qetësuar mbështetësit.

62’ Aralica është lëvizja e parë e Brdariç, i cili largon nga fusha Gjurgjeviç.

61’ Shkodranët ekzekutojnë një goditje dënimi me skemë ku Da Silva harkon për Adilin në shtyllën e dytë, por mbrojtësi nuk kthen dot topin drejt portës.

58’ Vllaznia vuan në këto minuta presingun e lartë të Skënderbeut që ka detyruar shkodranët të kthehen në gjysmëfushën e tyre.
54’ Dianje humb topin, Mensah përfiton dhe nis sferën te Berisha, i cili del i vetëm para portierit. Por Dianje kthehet dhe arrin të bllokojë sferën në momentin e gjuajtjes duke shpëtuar portën e tij nga një gol i sigurt.

53’ Mensah provon të djathtën e tij nga distanca, topi devijohet jashtë katërkëndorit.

49’ Berisha niset në kundërsulm të shpejtë në krahun e majtë, merr fundoren por pasimi i tij në qendër kontrollohet nga Zogoviç.48’ Harkim nga e djathta e sulmit shkodran, topi shkon në krahun tjetër ku Hakaj gjuan por nis sferën jashtë.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e skuadrave.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

45’+1’ Kruja ndal një kundërsulm të shpejtë të korçarëve dhe ndëshkohet me të verdhë.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Hoxhaj mundohet të nisë një kundërsulm të shpejtë por ndalet nga Moraesh i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

43’ Pas një goditje dënimi në të majtën e sulmit të Skënderbeut, topi shkon te Berisha por ai nuk arrin të çojë sferën drejt portës, i ndalur nga mbrojtja e kuqebluve.

40’ Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë i Mensah, i cili nis pasimin për Berishën. Kthimi i Krujës eviton një gjuajtje në kuadrat, ndërsa devijimi i Berishës çon sferën jashtë.

37’ Da Silva ndëshkohet me karton të verdhë pas një përplasje me Uerdi Marën i cili mbetet i dëmtuar në tokë.

35’ Vllaznia tërhiqet në gjysmëfushën e saj, duke i lënë kontrollin e topit Skënderbeut.

32’ Ardit Hoxhaj provon të dyfishojë shifrat me një gjuajtje nga distanca, por nuk gjen katërkëndorin e portës së tij.

27’ Tensionohet ndeshja. Pas disa përplasjeve në fushë, është Zguro i cili ndëshkohet me karton të verdhë. Jo për faull, por për reagimin ndaj faullit të Da Silva kundër tij.

23’ GOOOL Vllaznia. Pas një aksioni në krahun e majtë, sfera shkon në qendër ku mbrojtja largon. Kruja me shpejtësi gjuan me kokë dhe më pas Hoxhaj i jep devijimin e fundit drejt rrjetës sferës.

17’ Berisha dhe Mensah nuk kuptohen me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar një mundësi të mirë në zonën e Vllaznisë me Zogoviç i cili kontrollon.

15’ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Jonuzit.

11’ Latifi sheh shpërthimin e Krujës në të djathtë e mundohet të dërgojë topin te shoku i skuadrës, por më fort se sa duhet me sferën që përfundon në fundore.

8’ Shkodranët kontrollojnë lojën në minutat e para, me Skënderbeun që deri tani është munduar të organizojë sulme të rrezikshme vetëm më pasime të gjata për Mensah e Berishën.

3’ Shkodranët i afrohen menjëherë golit me një rrotullim të Gjurgjeviç, por Rexhepi grushton.

1’ Nis ndeshja në “Loro Boriçi”.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Futbolli rumun do shpërngulet në Antalya për të mbyllur sezonin

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Skënderbeu prezanton 2 futbollistët e ardhur nga Gana

Delo.autor

ÇIFTELI dhe QELESHE/ Gjici surprizon delegacionin e Karabakut dhe zyrtarin e UEFA-s (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment