Futboll Kategoria Superiore Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Vllaznia mposht Skënderbeun dhe kthehet kërcënuese për rivalët e kreut

Vllaznia kthehet përsëri kërcënuese për skuadrat e kreut në Superiore.

Ekipi shkodran ka mundur me shifrat 2-0 Skënderbeun dhe i është bashkuar në kuotën e 23 pikëve skuadrës së Kukësit në vendin e dytë në klasifikim.

Në duelin e zhvilluar në “Loro Boriçi” vendasit e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke thumbuar portën e Rexhepit e duke kërkuar që të gjenin një gol të shpejtë, por për të parë rrjetën të tundej duhej pritur minuta e 23-të e sfidës kur Hoxhaj devijoi një gjuajtje me kokë të Krujës.

Më pas, Vllaznia u tërhoq paksa në gjysmëfushën e saj duke menduar të administronte rezultatin. Kjo bëri që Skënderbeu të shfaqej shumë agresiv në pjesën e dytë të ndeshjes dhe të kërkonte me ngulm golin e barazimit, duke rrezikuar vazhdimisht para Zogoviç. Por një kundërsulm i shkëlqyer i Çobës në fund solli edhe golin e Aralica, i cili vulosi këtë sukses për ekipin shkodran.

Related posts

MANCHESTER CITY SI “SUPERMARKET”/ Juvja e Interi në garë për sulmuesin

F.autor

Gattuso e thotë hapur: Kam frikë nga Spalletti

Q.Autor

Ernest Gjoka: Luajmë ndeshje vendimtare, për Malotën nuk di gjë

Sadik.Autor

Leave a Comment