Futboll Kategoria Superiore Sport

MBLEDHJE TEK DINAMO/ Ibraimi premton kthesën me Vllazninë. Por tani “zbret në fushë” presidenti Bardhi

Derbi me Partizanin e rëndoi edhe më tepër situatën te Dinamoja, që nuk po arrin të ngrejë kokë prej disa javësh dhe të dalë nga kriza. Është një moment mjaft delikat për klubin kryeqytetas, teksa skuadra ka prekur fundin, duke mbetur në vend të 7-të.

Tifozët janë kundër trajnerit Bledi Shkëmbi dhe një pjese të futbollistëve, por te Dinamoja gjykojnë se nuk është koha për të bërë lëvizje, kjo edhe për vetë faktin se ndeshjet janë shumë afër. Në pritje të merkatos së dimrit, që shihet “kamerdare shpëtimi”, blutë shpresonin të mos dilnin pa pikë në 3 ndeshjet e fundit të 2021- shit, por në tentativën e parë dështuan. Tani kanë mbetur Vllaznia dhe Skënderbeu.

MBLEDHJA – Një ditë pas derbit, te Dinamoja është zhvilluar një analizë që mori formën e një mbledhjeje. Përveç futbollistëve dhe stafit teknik, të pranishëm ishin edhe administratori Ilir Sinani, drejtori Ermal Barushi dhe drejtori sportiv Arbi Laçi, ndërkohë që mungonte presidenti Adrian Bardhi. Kanë folur gjatë kësaj mbledhjeje trajneri Shkëmbi, kapiteni Ibrahimi dhe drejtori sportiv, Laçi. “Panorama Sport” mëson se edhe pse situata është mjaft kritike, tonet kanë qenë të buta dhe grupit të futbollistëve për të disatën herë i është afruar mbështetje maksimale. Pavarësisht se pas humbjes së fundit me Partizanin nuk do të ketë asnjë masë, është kërkuar që me Vllazninë të vijë reagimi i munguar. Trajneri Shkëmbi ka dashur t’i motivojë sa më shumë të tijtë, por për momentin ekipi duket krejtësisht i bllokuar.

KAPITENI – Në të njëjtën linjë me trajnerin ka qenë edhe kapiteni Agim Ibraimi, i cili u duk shumë i acaruar gjatë derbit me Partizanin dhe pas tij. Sapo përfundoi ndeshja, ai shkoi te tifozët për t’i qetësuar dhe për t’i “garantuar” se situata do të ndryshojë. Në dhomat e zhveshjes ai ka qenë pak i ashpër këtë herë ndaj lojtarëve të rinj, të cilëve u ka vënë në dukje faktin se duhet të kuptojnë qartë se çfarë fanelle mbajnë në shpinë. Kjo është hera e parë që Ibraimi ka bërë një reagim të tillë, pasi deri tani ai ka qenë një mbështetës i madh këtyre lojtarëve.

PRESIDENTI – Kreu i klubit blu, Ardian Bardhi, mungoi si në derbin me Partizanin, ashtu edhe në mbledhjen e djeshme. Gazeta mëson se ai i ka bërë të ditur skuadrës nëpërmjet drejtuesve të klubit se duke filluar nga java e ardhshme, do të jetë pranë Dinamos dhe do të marrë në dorë situatën, duke ndërhyrë për ndryshimin e saj.

PREMIO – Përveç pikëve, blutë humbën edhe një shpërblim në ndeshjen e së hënës me Partizanin. Para derbit futbollistët dhe stafi i Dinamos morën pagat mujore, por gazeta mëson se ata kishin edhe një shpërblim nga presidenti Bardhi në rast fitoreje. Shuma nuk është bërë e ditur, por ajo që bën përshtypje ka të bëjë me faktin se në këtë situatë krize skuadra nuk ka “rrjedhje” nga ana financiare.

Related posts

BATUTAT E TIJ BËJNË BUJË TË MADHE/ Klopp tallet me Moun: Portier ka luajtur në të kaluarën? Shikojeni në Google…

Delo.autor

Tifozi i Middlesbrough ia vjedh shishen e ujit portierit të QPR-së, ia mbush me urinë dhe ia kthen prapa (VIDEO)

Q.Autor

City me mentalitet kampioni, fiton ndaj WBA

Q.Autor

Leave a Comment