Futboll Sport

“MË THA VAZHDO KËSHTU, JE I FORTË”/ Lojtari që ndëshkoi Milan-in zbulon këshillën që i dha Ibra

“Ecuria e skuadrës është pak me ulje-ngritje, luajmë një pjesë mirë dhe një pjesë më pak mirë. Megjithatë, kundër Milan-it është parë dëshira për të fituar sepse e dimë se jemi një skuadër e fortë”.

Këto kanë qenë fjalët e sulmuesit të Udinese-s, Beto, autor i golit të shënuar për bardhezinjtë kundër Milan-it në kampionat.

“Isha i emocionuar kundër Milan-it sepse kam luajtur kundër Ibrahimovic, ai më ka thënë ‘vazhdo kështu se je i fortë’, unë i kam thënë ‘faleminderit, ky moment është një ëndërr për mua’”, ka zbuluar Beto.

“Nuk kam mundur ta shkëmbejë fanellën me të sepse të gjithë e donin, kam arritur vetëm të bëja një fotografi. Tifozëve u kërkoj që të kenë besim te ne. Duam të fitojmë”.

Related posts

HYSAJ ME PARAMETËR ZERO/ Mbrojtësi i Kombëtares gjurmohet nga 3 klube “big”

Delo.autor

DHUROI 1 PIKË TË ÇMUAR LUFTËTARIT/ Realdo Fili: Qëllimi ishte të dilnim me…

Delo.autor

Mërgim MAVRAJ zbulon pasionin e tij, jo vetëm futboll për “murin e shqipërisë” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment