Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ I shënoi në Champions, Milani në gjurmët e sulmuesit të Liverpool-it…

Mosha e Zlatan Ibrahimoviçit nuk ofron garanci. Për verën e ardhshme, Milani është në kërkim të një sulmuesi që mund të kompletojë repartin dhe mund të ketë një mundësi të madhe. Ai mund të jetë Divok Origi, belgu i lindur në vitin 1995, të cilit i skadon kontrata me Liverpulin, klubi që mund ta humbasë në verë pa fituar asgjë.

Një situatë që ngacmon Milanin, pasi 26-vjeçari shënoi kundër kuqezinjve duke i eliminuar nga Champions-i, ku ka qenë gjithmonë vendimtar në edicionin e sivjetshëm. Në gjurmët e tij është edhe Atalanta, por rroga prej 4 milionë eurosh i tremb bergamaskët. Milani ka edhe më shumë joshje, ndaj Origi mund të rezultojë pasardhësi i Ibrës në vijën e parë.

NEVOJA PËR ADLINË – Rrotacioni i Milanit tregoi krisjet e para ndaj Udinezes, me Bakajokon dhe Benaserin të turbullt, si dhe bashkëfajtor për golin e pësuar nga Beto.

Milani mund t’i duhet të përballet me një problem edhe më të madh, pikërisht gjatë Kupës së Afrikës, e cila do t’i marrë grupit kuqezi Kesin dhe Benaserin, duke lënë të zbuluar një repart të trazuar.

Dhe këtu ndërhyn i premtuari Jasin Adli, tashmë të siguruar për sezonin 2022-’23, ardhja e të cilit mund të paraprihet. Vështirë që Bordoja të pranojë, por vullneti i mesfushorit mund të ndryshojë kartat në tavolinë dhe të bëjë kalimin e tij te kuqezinjtë që në janar.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Andi RIBAJ: Tani do të shikoni Flamurtarin e vërtetë. Objektiv kemi Kupat e Europës

Isa.Autor

U BLLOKUAN RRUGËVE TË MADRIDIT NGA DËBORA/ Futbollistët e Atleticos udhëtojnë me makinën që kushton 500 euro (VIDEO)

Delo.autor

ÇDO NDESHJE NJË REKORD/ Messi kalon sërish Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment