Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Inzaghi i rikthehet dëshirës së vjetër, përgatitet ofensiva për ish-sulmuesin e Lazios

Simone Inzagi ka një tjetër emër në mendjen e tij për merkaton e janarit dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve.

Felipe Kaisedo, ish-sulmuesi i Lacios, që aktualisht është pjesë e Xhenoas, është në listën e dëshirave të trajnerit, që kërkon të ribashkohet me lojtarin që ka stërvitur te bardhekaltrit.

Edhe më parë zikaltrit kanë qenë të interesuar për ekuadorianin, pasi shikojnë tek ai një zëvendësues të denjë të Edin Xhekos, aq më tepër nëse largohet Sançez dhe tani ajo që i favorizon është se Kaisedo nuk është në planet e teknikut aktual Andrij Shevçenko.

Në tratativë madje mund të hyjë edhe Matias Vesino, uruguaiani të cilit i mbaron kontrata në qershor dhe e ka shprehur pakënaqësinë e tij për minutat e pakta në dispozicion.

Mesfushori do ta shikonte me sy të mirë një transferim të mundshëm brenda Italisë në janar, për të qenë në vitrinë për Botërorin dhe për të siguruar një ofertë nga një tjetër klub.

Related posts

SHKËMBI I BUJSHËM/ Conte tek Man United, ndërsa Mourinho merr drejtimin e…

Isa.Autor

Sureale në rrugët e Moskës, ariu i bie vuvuzelës i hipur mbi xhip (VIDEO)

Sadik.Autor

“RRAHMANI MJESHTËR I TOPAVE, STRAKOSHA NË FORMË”/ Ja si vlerësohen shqiptarët tek ekipet e tyre në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment