Bundesliga Futboll Sport

MERKATO E JANARIT/ Koman nuk rinovon, Bayern Munich ka gati 100 milionë euro për yllin e Juventus…

Kingslei Koman ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e tij me Bajernin që skadon në 2023-shin. Francezi ka fituar gjithçka në Mynih dhe duket se do të kërkojë një aventurë të re. Për të mos përjetuar një “Alaba 2”, kampionët në fuqi po mendojnë që ta shesin lojtarin para përfundimit të kontratës së tij për të mos e lejuar atë të ikë me kosto 0.

“TZ” shkruan se Hasan Salihamixhiç është vënë në lëvizje për të folur me Komanin dhe për të vendosur së bashku për largimin e tij. Skuadrat e interesuara për të janë disa duke nisur nga Real Madrid, Barclona, Mançester Siti, Junajtid, Çelsi dhe në fund Parisi. Vlera aktuale e lojtarit është 55 milionë euro sipas “Transfermarkt”, por Bajerni kërkon të fitojë më shumë nga shitja e 25- vjeçarit. Sipas mediave gjermane, Salihamixhiç nuk do të pranojë më pak se 60 milionë euro për të. Kujtojmë që Koman u ble në 2017 nga Juventusi për 20 milionë euro, ai ka fituar shumë tituj në Mynih përfshi dhe Championsin ku me golin e ti u bë heroi i finales ndaj Parisit.

SULM PËR KIEZËN

Me situatën e krijuar nga Komanin, Bajerni nuk kërkon të humbasë kohë dhe po mendon që tani për zëvendësuesin e tij. I pari në listë është kampioni i Europës me Italinë dhe ylli i Juventusit, Frederiko Kieza. Anësori i majtë shihet si lojtari i vetëm që mund të plotësojë boshllëkun që do të lërë Koman.

Kualitetet e italianit nuk kanë kaluar pa u vënë re nga bavarezët që edhe më herët kanë shfaqur interes për të. Karl Hainc Rumenige është shprehur se pëlqente shumë stilin e lojës së 24-vjeçarit i cili në “Transfermarkt” vlerësohet 70 milionë euro.

Por, ashtu siç pretendon Bajerni për Komanin, edhe bardhezinjtë nuk do ta lejojnë Kiezën të largohet pa 90-100 milionë euro. Para që gjermanët i kanë nëse do të shisnin francezin.

Related posts

Atletico Madrid i bëhet ‘ferrë’ Barcelonës

Q.Autor

U BLE PËR 38 MILIONË EURO/ Por Napoli e ka “kalbur” në stol, Simeone kërkon ta ringjallë!

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Merret vendimi, shtyhet ndeshja e Serie A për shkak të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment