Futboll Kategoria Superiore Sport

“ORGANIKA NË EKIP ËSHTË E PLOTËSUAR”/ Rrëfen trajneri Egbo: Isha i vetmi me ngjyrë, por…

Shumë shqiptarë, sidomos edhe së fundmi, kanë lënë vendin tonë për t’iu drejtuar kurbetit për një jetë më të mirë. Po për të huajt si është Shqipëria? Ka prej tyre, që në thuajse dy dekada, e pranojnë me krenari që kanë zgjedhur të jetojnë këtu. Një prej tyre është Emanuel Egbo. Trajneri i konfirmuar në detyrë te Tirana deri në fund të sezonit. Në një rrëfim ekskluziv për “Panorama Sport”, ish-portieri i ardhur nga Nigeria në vitin 2001 te 24 herë kampionët, tregon se si kanë qenë dy dekada të tij në vendin tonë, sa ka ndryshuar Tirana por edhe futbolli shqiptar.

Egbo mundohet të flasë pastër, edhe pse “dorashkat” janë pjesë edhe e përgjigjeve të tij, teksa asnjëherë nuk del nga kornizat e një zyrtari shumë diplomat. “Kur erdha në fillim dhe pashë Rinasin nga lart, thashë “ku po shkoj”?! Rrugëve më shihnin me habi prej ngjyrës…”, rrëfen Emanuel Egbo për gazetën. Ai tregon edhe planin që ka për t’i kthyer identitetin klubit me të cilin ka fituar çdo trofe si portier, titullin, Kupën dhe Superkupën. 3 fitore i dhanë stolin dhe ai premton vazhdimësinë…

Egbo në krye të Tiranës deri në fund të sezonit. Cili është objektivi?

Ju gazetarët, mbase mendoni se tani ndryshojnë gjërat dhe do them të tjera nga ato që kam folur para se klubi të vendoste për mua deri në fund. Unë mbetem i njëjti dhe për mua objektiv do të jetë që të fitoj sa më shumë ndeshje. T’i bëjmë gjërat sa më mirë, sa më thjesht dhe të japim maksimumin të gjithë bashkë që ta fitojmë ndeshjen e radhës. Nëse këtë e bëjmë deri në fund, besoj se mund të arrijmë shumë.

Cili është plani juaj për merkaton?

Do vendosim me klubin. Megjithatë, unë mendoj që ekipi ka dublime në çdo pozicion. Klubi ka vendosur që nuk ka nevojë të lëvizë asnjëri. Nëse do ketë mundësi, do ndërhyjmë. Duhet nënvizuar se në këtë periudhë nuk krijohen shumë mundësi. Mendoj se organika është e plotësuar.

tIRANA

A ka Tirana nevojë për mbrojtës?

Kemi Muçën, Osmanin, Imamin dhe kemi përdorur edhe Vangjelin e Hoxhallarin. Pra, ka shumë mundësi.

Si ishte ky vendim për të vazhduar?

Gjithmonë kur merret një vendim, unë konsultohem me familjarët dhe me perëndinë. Është Zoti që më jep gjithmonë frymëzimin për çfarë unë bëj. Asnjëherë nuk e ndërmarr një vend hajt se po e bëj, po them “PO”.

Lojtarët gjatë këtyre ditëve, përmendin: Sakrificë për njëri-tjetrin dhe respektin ndaj jush. Si e ka fituar Egbo respektin në kaq ditë? 

Shikoni, nuk u krijua në këto ditë respekti për mua, pasi mendoj se është e pamundur. Respekti i lojtarëve për mua ka ekzistuar edhe kur unë kam qenë trajneri i portierëve. Respekti fitohet që nga mënyra se si vjen në punë, si prezantohesh me të tjerët, sillesh si profesionist apo jo. Fitohet nga mënyra se si sillesh me lojtarët. Dhe mbi të gjitha, respekti fitohet edhe kur fokusohesh në punën tënde dhe nuk merresh me llafe apo gjëra të tjera që nuk të takojnë.

Pra ky qenka sekreti i Egbosë? 

(qesh..) I kam bërë gjithmonë gjërat thjesht. I përqendruar te puna ime

emanuel egbo

Viti 2001. E kujtoni telefonatën që ju solli në Tiranë?

Po. Kam qenë në Egjipt dhe presidenti atje u bë edhe i Tiranës, El Sajed. Mbarova kontratën dhe presidenti më kërkoi të vija në Shqipëri.

Kishit informacione për këtë vend dhe si vendosët të vinit?

Nuk dija asgjë! Më thanë vetëm që është vend në Europë. Fola me presidentin dhe ai më shpjegoi si është qyteti. Vendosa të vij, edhe pse në të njëjtën kohë kisha ofertë në Afrikën e Jugut

Gati dy dekada në Shqipëri, çfarë ju ka bërë përshtypje? 

Shqipëria ka pësuar shumë ndryshime. E kujtoj vitin 2001 kur erdha, në momentin kur isha në avion dhe e pashë aeroportin e Rinasit nga sipër. Kam thënë me vete: “Ku po shkoj”?!. Ka pasur shumë zhvillime.

Çfarë vështirësish keni hasur në Shqipëri si i huaj?

Sot nuk mund ta quaj më veten të huaj në Shqipëri (qesh…). Unë nuk jam shqiptar 100% vetëm në gjak, pasi me pasaportizim dhe dokumente po. Ka ndryshime, ajo periudhë me këtë të sotmen edhe në këtë aspekt.

Në ç’kuptim? 

Atëherë ka qenë një kohë totalisht tjetër. Në qendër të Tiranës shihje vetëm një njeri me ngjyrë. Ndërsa tani, qindra të racave të ndryshme. Atëherë isha vetëm unë dhe njerëzit më shihnin sikur kisha zbritur nga qielli, kthenin kokën. Tani, kur ecën në rrugë, nuk kanë më habi.

Tirana-Derbi

Po në ekip e kishin këtë habi për një futbollist me ngjyrë?

Hmmm. Ishte pak. Ama më shumë në qytetet e tjera në transferta, habiteshin. Brenda ekipit kam pasur lojtarë që kishin luajtur jashtë si Indrit Fortuzi, Eldorado Merkoçi. Edhe Ardian Mema, të cilët më ndihmuan shumë të ambientohem sa më shpejt. Merkoçi fliste anglisht. Me Memën isha në dhomë dhe më mësoi shqip. Unë i mësoja anglishten

Egbo, si mund të kthehet sërish Tirana e frikshme me këtë reputacion?

Nëse lojtarët do të vazhdojnë si kanë bërë në këto 3 ndeshjet e fundit. Siç nisën me Partizanin, me atë luftë, grintë të shfaqur nga të gjithë nëse do të vazhdojë akoma, besoj se janë cilësitë që njëherësh kthejnë atë identitet që ka pasur Tirana më përpara.

Pra, e keni një recetë për t’i kthyer identitetin?

Pra, janë shumë pak gjëra që duhen për ta kthyer: ka nevojë për pozitivitet pranë ekipit dhe pranë këtij klubi. Së dyti, tifozët të cilët gjej rastin edhe t’i falënderoj sepse i gjenden pranë ekipit në çdo ndeshje, në çdo moment. Megjithatë, e kam edhe si thirrje për ta që duhet të bashkohen edhe me lojtarët, me ekipin dhe me presidentin. Pavarësisht se unë nuk e di çfarë kanë pasur me presidentin, por nuk është gjë e mirë që vijnë në stadium dhe e shajnë atë. Duket sikur klubi nuk është i bashkuar. Duke luftuar me njëri-tjetrin, është shumë e vështirë që Tirana të arrijë objektivat sezonalë.

Related posts

ZYRTARE/ Më në fund Sergio Ramos bëhet me ekip të ri

Delo.autor

SERIE A/ Juventusi kërkon arratinë kundër Empolit, Fiorentina kthesën ndaj Torinos

Isa.Autor

Aubameyang provokon Borussia Dortmundin, ja me çfarë fanelle ka luajtur futboll

Q.Autor

Leave a Comment