Futboll Seria A Sport

“MILAN ARGËTUES, MORA PËRGJIGJET E DUHURA”/ Pioli: Ibrahimovic të falenderojë shokët, për Kjaer shpresoj që…

Pesë transferta pa humb je, mesatarja prej dy go lash për ndeshje ndaj Xhenoas. Tri pikët e radhës janë oksigjen për Milanin e Piolit, me trajnerin që ka analizuar sfidat në konferencën për shtyp që pasoi suksesin 3-0 kundër homologut Sheveçenko.

Ibra kërkon rinovimin ashtu siç ndodhi me ju…

Është i vetmi lojtar që më dërgoi një mesazh urimi ditën e rinovimit. E kam mik dhe për mua ka rëndësi që së bashku të punojmë mirë. Sot (dje) reaguam në mënyrën e duhur dhe mendoj se këtë sezon mund të marrim kënaqësi. Nuk jemi një skuadër që duhet të mjaftohet duke bërë detyrën, ndaj djemtë e kanë për detyrë të japin më tepër.

Sa ka ndikuar Ibra në përmirësimin e Milanit?

Rezultatet flasin qartë, por shokët janë treguar po aq të zotë duke pranuar motivimet e tij. Edhe ai duhet të falënderojë ekipin që po shënon si në kohët e arta. Ibra ka dhënë shumë, por edhe ka marrë shumë.

Menja flet për filozofi, a ka ndryshuar ajo juaja?

Nëse nuk e kemi topin, duhet ta rifitojmë. Ka shumë rëndësi që të gjithë të vrapojnë, përndryshe do të kemi probleme. Ndaj Xhenoas treguam dëshirë dhe intensitet. Me këtë cilësi mund të rrimë në brendësi të ndeshjeve të bëjmë një lojë më të mirë. Edhe Zlatani lëvizi shumë dhe mendoj se bëmë paraqitjen e duhur.

Ashtu si Zhunior Mesias. I ka ndryshuar me këta dy gola hierarkitë?

Hierarkitë ndryshojnë vazhdimisht. Kam lojtarë të fortë në organikë dhe të gjithë janë titullarë për mua. Është lojtari që prisja të ishte. Te Krotone luante në një mënyrë të cilën mund ta përsërisë edhe te Milani. Unë e pëlqej, por edhe Maldini me Masarën e pëlqenin.

Kjaer çfarë problemi pati?

Më duket se ka një ndrydhje, por duhet të presim përgjigjen e vizitave mjekësore. Uroj të mos jetë dëmtuar rëndë. Gabian e nxora sepse kishte marrë karton të verdhë dhe mënyra jonë e mbrojtjes përfshin rrezikun. Nuk doja ta rrezikoja, ndaj përdora Kalulunë

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Shehi me “artileri të rëndë”, Daja me shumë mungesa në derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Kupa e Botës/ Brazil- Zvicër, kundërsulm i shpejtë seleçao shënon golin e parë

Sadik.Autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Manchester United mposht Evertonin e Anchelottit

Delo.autor

Leave a Comment