Futboll Kategoria Superiore Sport

“QËLLIMI YNË ËSHTË QË T’I AFROHEMI…”/ Brdariç: Deklaratat e Ilir Dajës? Justifikim i ulët

Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Skënderbeut, në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, i cili ka analizuar këtë takim për shkodranët:

Motivimi i skuadrës – “Ne jemi një ekip profesionist dhe është e nevojshme ta provojmë këtë sa herë që luajmë futboll. Ne duhet të vazhdojmë këtë trendin pozitiv të rezultateve dhe të përqendrohemi në gjërat thelbësore”.

Mungesat – “Mendoj se skuadra ka besim dhe e kam thënë disa herë se nuk kemi vetëm 11-lojtarë. Janë disa lojtarë që nesër do të kenë shansin të fillojnë nga fillimi, mezi e kanë pritur këtë mundësi. Tashmë, duhet të tregojnë se janë të aftë se e meritojnë të jenë pjesë e skuadrës”.

Skënderbeu –“Për mua Skënderbeu është një skuadër interesante, kanë lojtarë interesantë. Kanë zhvilluar ndeshje të mira dhe e dimë si të përballemi me këto skuadra. Nesër duam t’i mposhtim, nuk ka rëndësi si ata do të futen në fushë. Rëndësi ka ne të jemi të përqendruar dhe të shfaqim cilësitë tona në fushë”.

Kreu i klasifikimit – “Qëllimi jonë është të afrohemi me dy vendet e para, në të kaluarën e kemi humbur këtë mundësi. Por, nesër është një betejë tjetër, nuk do të nënvlerësojmë Skënderbeun. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe ne do të kërkojmë fitoren me patjetër”.

Deklarata e Ilir Dajës – “E kuptoj që ka qenë i nervozuar pas ndeshjes, por ky është një justifikim i ulët. Nuk dua t’i përgjigjem, duhet të jetë i fokusuar te ekipi i tij, edhe unë jam i përqendruar te ekipi im”, përfundoi Brdariç.

Related posts

Marchisio: Titulli është ende në duart tona

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Egnatia bën goditjen e radhës, vjen mesfushori i kombëtares së Ganës

Delo.autor

Hamsik: Napoli meriton Scudetton

Q.Autor

Leave a Comment