Futboll Seria A Sport

“KEMI MARRË SHUMË KRITIKA NGA TIFOZËT”/ Menaxheri i Lukaku-t: Lamtumira nga Inter? Ja si është e vërteta…

Ka patur shumë polemika për transferimin e Romelu Lukaku-t nga Inter te Chelsea.

Tifozët zikaltër nuk e kanë gëlltitur sjelljen e belgut, protagonisti i titullit të fituar sezonin e kaluar, i cili ishte betuar për besnikëri ndaj klubit milanez dhe më pas është larguar pas ofertës së Bluve.

Në lidhje me këtë çështje ka folur menaxheri i lojtarit, Federico Pastorello:

“Kemi marrë shumë kritika nga tifozët e Inter-it, por ka qenë një vendim më i vuajtur nga sa mund të mendohet. Kemi vendosur të vazhdojmë përpara me negociatat vetëm sepse nga ana tjetër ishte një klub shumë i rëndësishëm për Romelu-n”, ka thënë menaxheri për Sky.

“Chelsea e ka kërkuar me shumë forcë, dhe ky ka qenë një element shumë i rëndësishëm. Inter kryeson kampionatin sot edhe falë lojtarëve të rinj, kështu që mund të themi se jemi të gjithë të kënaqur”, ka përfunduar Pastorello.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË MBROJTJE/ Juventus zgjedh lojtarin e rivalëve, gati të shesë dy yjet. Ja emrat…

Delo.autor

LIVE/ Nëntë SUPER ndeshje në KATEGORINË E PARË, njihuni me rezultatet e tyre

Isa.Autor

Bayern dëshiron ta shkëmbejë James Rodriguezin për Dembelen

Q.Autor

Leave a Comment