Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TIRANA/ Derbi i Kryeqytetit, kush është “Babagjyshi”?

“Është derbi i vitit”, thanë Shehi me Xhixhën pak ditë më parë në “Panorama Sport”. Nuk ishte provokim për të futur në stres Partizanin, është e vërteta e thjeshtë: kush fiton këtë ndeshje, i bën pushimet rehat.

Tirana është e avantazhuar prej pikëve dhe një performance bindëse këtë sezon, ndaj mund të kënaqet edhe me barazim. Partizani, ndoshta ndër të paktat raste kur e sheh veten ta luajë një derbi të dhjetorit si trenin e fundit.

Po, sepse “demat” kanë pasur një sezon me luhatje të mëdha dhe vijnë pas një përmbysjeje dramatike kundër Kukësit. Prandaj, këtë herë skuadra e Partizanit do të luajë gjithçka për ta fituar, por natyrisht do ta bëjë sipas stilit të Dajës: luajnë me nervat dhe presionin e kundërshtarit, por duke mos qenë asnjëherë inferiorë.

Është një derbi i pazakontë për diferencën e pikëve dhe për faktin që mund të jetë pika e kthesës për “demat e kuq”. Tri pikë në një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo do të ishin dhurata më e mirë poshtë pemës së Krishtlindjeve. Shehi e di këtë dhe nuk do të rrezikojë që të “tentojë” barazimin.

Pas 100 ndeshjesh si trajner ai e di se një derbi nuk luhet kurrë për barazim. Ka një grup në formë, në gjendje të mirë psikologjike, me shumë cilësi dhe mbi të gjitha drejton skuadrën që kryeson kampionatin.

Dhurata më e bukur për veten dhe tifozët në këto ditë festash do të ishte pikërisht një fitore sot në mbrëmje. Ku i dihet, mbase “Babagjyshi” i lë surprizat e bukura tek ndeshja e 101-të…

Related posts

Gattuso, ‘droga’ e Milanit. Kuqezinjtë vijnë me një mentalitet fituesi

Q.Autor

Nisin sondazhet e post-Sampaolit, ja disa emra për trajnerin e ri të Argjentinës

Isa.Autor

STADIUMI I RI I KUKËSIT DREJT FUNDIT/ “Verilindorët” presin të kthehen në shtëpi. Ja pamjet e reja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment