Sport Të tjera

PAS TURNEUT NË ABU DHABI/ Tenisti Nadal pozitiv me Covid-19, karantinë dhe vë në dilemë rikthimin

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, aktualisht numri 5 në botë, bëri me dije se ka dalë pozitiv me Covid-19, pak orë pas përfundimit të turneut të Abu Dhabi. “Dua t’ju bëj me dije se kam dalë pozitiv me koronavirus pas mbërritjes në shtëpi. Kam kryer teste anti-Covid si në Kuvajt ashtu dhe në Abu Dhabi dhe të gjitha testet kanë dalë negativë. Testi i fundit u bë të premten dhe doli negativ”, thotë Nadal.

Më tej, spanjolli shton: “Po kaloj një moment aspak të këndshëm dhe shpresoj të rikuperoj sa më shpejt. Për momentin jam izoluar në shtëpinë time dhe kam informuar të gjithë personat që kanë qenë në kontakt me mua kohët e fundit”.

Kjo ngjarje mund të prishë planet e Nadal, sidomos në prag të Australian Open: “Si pasojë e kësaj situate, do të rishoh kalendarin tim dhe do të vlerësoj çdo opsion për të ardhmen në bazë të shëndetit dhe formës time. Do t’ju informoj për çdo gjë dhe ju faleminderit për mbështetjen”, shkruan Nadal.

Related posts

“MË THA MOS VAZHDO”/ Zbulohet dokumenti që do fundosë RONALDON për PËRDHUNIMIN

Isa.Autor

RONDALDO DHE 7 PARTNERË ELITARË/ Me cilin sulmues ka luajtur më mirë portugezi?

Delo.autor

TIRANËS NUK I PËLQEN FUSHA E KAMZËS/ Kryendeshja me Teutën spostohet në qytetin liqenor

Delo.autor

Leave a Comment