Futboll Sport

PËRBALLJA ME TË KALUARËN/ Sergio Ramos kthehet kundërshtar ndaj Realit: Fati është kapriçoz

Shorti i çuditshëm i Champions-it vendosi përballë PSG me Real Madridin. Një përballje yjesh, por dhe ish-lojtarëve me Serxhio Ramos një prej tyre.

Mbrojtësi spanjoll ka folur për duelin me ish-skuadrën e tij Realin, ku me të cilët ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit.

Ndeshja në Bernabeu

“E mora vesh kur shkova në shtëpi. Kur arrita në avion, mendova se Junajtid ishte një kundërshtar i mirë, por më pas gjithçka u anulua. Është një bashkim ndjesish, por nuk do të doja të përballesha me ta. Gjithsesi kthimi në shtëpi pasi nuk ke thënë lamtumirë, është vërtet e veçantë. Do të doja të ishte në një mënyrë tjetër, por kështu janë gjërat.”

Përballja me Realin

“Fati është kapriçoz, do të doja që të luanim me një skuadër tjetër. E dini sa shumë që e dua Madridin dhe kjo ndeshje nuk do të ndryshojë asgjë. Jam një lojtar i PSG dhe do të mbroj ekipin tim.”

Serxhio Ramos fitoi gjithçka gjatë karrierës së tij tek Real Madrid, ku spikasin 4 trofe të Champions-it

Related posts

JO VETËM OSIMHEN/ “Djajtë e kuq” “peshkojnë” në Serie A. De Gea pranon rinovimin

F.autor

Del verdikti i ligës franceze/ Ja për sa ndeshje është pezulluar Mbappe

Isa.Autor

Euroleague, sot luhen në Beograd ndeshjet gjysmëfinale të “final four”

Sadik.Autor

Leave a Comment