Formula 1 Sport Të tjera

TITULLI I PARË NË FORMULA 1/ Verstappen festoi deri në orën 7 të mëngjesit në një jaht

Max Verstappen ia doli të fitonte titullin e parë në Formula 1, teksa e bëri realitet ëndrrën e tij duke parakaluar Lewis Hamilton në xhiron e fundit në pistën e Yas Marina në Abu Dhabi. Piloti holandez ndërpreu diktatin e britanikut, i cili ka koleksionuar shtatë tituj botërorë.

Në këtë formë, festa ishte e jashtëzakonshme për 24-vjeçarin, i cili gjatë gjithë sezonit ka pasur performancë fantastike. Kështu, pasi u mbyll ceremonia në pistë, gjithçka u zhvendos në garazhin e Red Bull me pjesëmarrësit të cilët ishin të pajisur me bluzën e dedikuar për pilotin kampion. Pije, foto dhe muzikë, ndërsa nuk mungoi edhe një xhiro e Verstappen në pistë shoqëruar me thirrjet “kampion”.

Sakaq, Verstappen kishte menduar për një festë e cila do të zgjaste pambarimisht dhe më pas me  miqtë e tij më të ngushtë, holandezi u zhvendos në një nga jahtet pranë pistës duke qëndruar deri në orën shtatë të mëngjesit, atëherë kur të gjithë i kishin konsumuar të gjitha energjitë e tyre.

Related posts

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Portugali-Marok

Sadik.Autor

Më të mirët pa kontratë/ Ja 11-shja e lojtarëve që do “çmendin” klubet vitin e ardhshëm

Isa.Autor

ANALIZON SEZONIN 2021-22 NË BUNDESLIGA/ Matthaus: Bayernifavorit, por Dortmundi mund të… surprizojë

Delo.autor

Leave a Comment