Futboll Seria A Sport

PO SHKËQEN ME PARAQITJET E TIJ TEK INTER/ Dumfries: Pa frikë me Liverpool, por doja Ajax

Denzel Dumfris ka bërë hapin e madh këtë verë duke u transferuar nga PSV Eindhoveni tek Interi, por për holandezin ishin të pakta minutat në fillim të sezonit deri në këto momente kur duket se ka gjetur vazhdimësinë. “Nuk jam menduar dy herë për të firmosur kur dëgjova emrin e Interit”, tregon mbrojtësi, i cili ka rezerva për perceptimin e bashkëkombësve të tij për kalimin e tij në Milano.

“Shumë persona në Holandë nuk besuan tek unë dhe nuk menduan se unë nuk do ia dilja. Mendoj vërtet se në vendin tonë talenti nuk vlerësohet si duhet dhe shpesh humbet sepse mungon vizioni i duhur për të parë potencialin, sidomos te mbrojtësit”, u shpreh 25- vjeçari për “Algemeen Dagblad”. Duke zhvendosur vëmendjen te zikaltrit dhe i pyetur mbi ndeshjen e Interit në Champions League përballë Liverpulit, Dumfris zbuloi edhe mendimin e tij.

“Nuk përbën problem me kë përballemi, pse duhet të ketë? Nëse do të arrish diçka në Champions duhet të jesh në gjendje t’i mundësh të gjithë, përfshirë edhe Liverpulin.

Gjithsesi, nuk e mohoj se do të ishte më bukur që shorti të mos kishte ndryshuar dhe të përballeshim me Ajaksin”, përfundoi lojtari duke qeshur, pa e fshehur preferencën e tij për një short më të lehtë në letër, edhe pse theksoi edhe një herë se nuk u tremben anglezëve.

Related posts

MILANI ZBARKON NË FRANCË/ Kuqezinjtë nisin takimet për dy lojtarë

F.autor

“CAMP NOU” MBUSHET PËR DE JONG/ Holandezi i përshëndet me lëvizje magjike (VIDEO)

F.autor

DJALË I PRAPË/ E la shtëpinë të PAPASTËR, Dembele hidhet në gjyq nga pronari dhe prietet të…

Isa.Autor

Leave a Comment