Futboll Sport

VUAJTJET NGA SERITË E DËMTIMEVE/ Musonda: I kam thënë Chelsea-t se do të isha i gatshëm të luaja falas

Talent i pastër, por shumë i pafat.

Po flasim për Charly Musonda, një nga futbollistët më premtues në panoramën e futbollit europian që ka qenë i detyruar të bëjë llogaritë me një seri të pabesueshme dëmtimesh që e kanë ndaluar në momentin më të bukur.

I blerë nga Chelsea në 2012-ën, pa mbushur akoma 16 vjeç, talenti i moshave të Anderlecht ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju në 2018-ën që nuk e ka lejuar të hedhë hapin e madh që dukej shumë afër.

Një vit i ndalur për atë problem fizik dhe nga ai moment ka luajtur shumë pak ndeshje. Më pas ka ardhur një tjetër ndërhyrje dhe ndalesa e radhës që nga 16 gushti 2019 deri më 24 shtator 2021 nuk e ka parë më të zbresë në fushë deri në momentin e kthimit te rezervat e Chelsea-t.

Një periudhë e vështirë për të cilën ka folur vetë Musonda në një intervistë të dhënë në podcast-in The Beautiful Game Podcast.

“Kam folur me trajnerin dhe i kam thënë se do të kisha luajtur edhe falas”, ka shpjeguar futbollisti duke iu referuar bisedave që ka patur me trajnerin Tuchel.

“E gjitha kjo nuk ka të bëjë asgjë me kontratën. Isha i gatshëm të luaja falas vitin e ardhshëm. Mund të jem edhe i fundit i ekipit, por doja të stërvitesha fort dhe të fitojë një vend. Do të kisha luajtur te U23, do të isha kthyer në formë dhe më pas do të kishim vendosur.

“Ai ka kuptuar, kemi zhvilluar një bisedë të mirë, por më ka thënë ‘Dëgjo, nuk më takon mua të vendos. Kontratat duhen negociuar me të tjerë’”, ka zbuluar lojtari që do të jetë pa ekip verën e ardhshme.

Related posts

JUVENTUS I VENDOS AFAT/ Ja kur duhet të kthehet “Përbindëshi” në Itali

Delo.autor

Pele: Ja kush janë futbollistët më të mirë në botë

Q.Autor

Kane, gati t’i dëgjojë ofertat e Unitedit gjatë verës

Q.Autor

Leave a Comment